Maqedonia e veriutDyshime për falimentim të qëllimshëm për të shmangur borxhe prej miliona eurosh, Policia Financiare ngrit kallëzime penale
1 min čitanja
Maqedonia e veriut
Dyshime për falimentim të qëllimshëm për të shmangur borxhe prej miliona eurosh, Policia Financiare ngrit kallëzime penale
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave dhe dy kompanive, nën dyshimet për shkaktim të qëllimshëm të falimentimit, me qëllim shmangien e borxheve ndaj kreditorëve.Sipas hetimit, pronari i një kompanie nga Vallandova dyshohet se gjatë periudhës 2020–2023 ka ndërmarrë veprime për ta paraqitur kompaninë si financiarisht të paaftë, për të shmangur pagesën e borxheve që arrijnë në mbi 290 milionë denarë, kryesisht ndaj një kompanie të huaj.Sipas Policisë Financiare, pronari kishte lidhur një kontratë qiraje me një kompani tjetër që gjithashtu e drejtonte vetë. Edhe pse kontrata nuk ishte realizuar, pas ndërprerjes së saj ishin regjistruar penalitete prej 233.7 milionë denarësh dhe ishte vendosur barrë mbi pasurinë e kompanisë. Gjykata më pas kishte ndaluar ekzekutimin pas kundërshtimit të kreditorëve.Pasi nuk kishte arritur ta tjetërsonte pasurinë, ai dyshohet se, me ndihmën e një personi tjetër, kishte transferuar 4 milionë denarë në emër të një huaje dhe më pas kishte kërkuar hapjen e procedurës së falimentimit.Rasti i është dorëzuar Prokurorisë në Veles për procedim të mëtejshëm. Përgjegjësia penale e të kallëzuarve mbetet për t’u vërtetuar në procedurë gjyqësore.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.