PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lufta në iranÇfarë po përgatit Irani? Teherani thotë se udhëheqësi suprem u takua me kreun e sigurisë për çështjen e Hormuzit
2 min čitanja
Lufta në iran

Çfarë po përgatit Irani? Teherani thotë se udhëheqësi suprem u takua me kreun e sigurisë për çështjen e Hormuzit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei – i cili nuk është shfaqur ende në publik që kur mori detyrën në muajin mars – është takuar me kreun e sigurisë, Mohsen Rezaei, për të diskutuar mbi sigurinë rajonale dhe ngushticën e Hormuzit, njoftoi zyra e tij të martën.Mojtaba u zgjodh në mars për të pasuar babanë e tij dhe sundimtarin shumëvjeçar, Ali Khamenei. Ky i fundit u vra më 28 shkurt në Teheranin qendror, gjatë sulmeve amerikano-izraelite që vunë në shënjestër edhe komandantë të lartë ushtarakë; thuhet se edhe vetë Mojtaba mbeti i plagosur në të njëjtin sulm.Që nga emërimi i tij, ai ka komunikuar vetëm përmes mesazheve me shkrim, disa prej të cilave janë publikuar si shkrime dore që i atribuohen atij.Në një deklaratë, zyra e Khameneit bëri të ditur se, gjatë takimit – i pari i bërë publik mes Rezaeit dhe udhëheqësit – u diskutua për “forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me vendet fqinje” dhe “ruajtjen e sigurisë kombëtare e rajonale përmes menaxhimit të ngushticës së Hormuzit”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Deklarata shton se Khamenei “theksoi nevojën për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e kombit iranian dhe të ‘frontit të rezistencës’, duke respektuar kushtet e vendosura nga autoritetet e vendit, me qëllim dhënien fund të luftës dhe gjendjes që nuk është as luftë, as paqe”.Takimi i tyre u njoftua një ditë pasi Rezaei zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë nga Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani – vende këto që së fundmi nënshkruan “Paktin e Mekës” për mbrojtje të ndërsjellë.Nuk u bë e ditur as data dhe as vendndodhja e takimit.Irani pretendon se ka kontroll mbi ngushticën dhe shpesh merr në shënjestër anijet që përpiqen të kalojnë pa autorizimin e tij; ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një kundër-bllokadë detare ndaj porteve iraniane.Përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës mbeten të bllokuara, veçanërisht pas dështimit të një marrëveshjeje të muajit qershor, e cila parashikonte një rrugë drejt një zgjidhjeje të përhershme.Dis

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei – i cili nuk është shfaqur ende në publik që kur mori detyrën në muajin mars – është takuar me kreun e sigurisë, Mohsen Rezaei, për të diskutuar mbi sigurinë rajonale dhe ngushticën e Hormuzit, njoftoi zyra e tij të martën.Mojtaba u zgjodh në mars për të pasuar babanë e tij dhe sundimtarin shumëvjeçar, Ali Khamenei. Ky i fundit u vra më 28 shkurt në Teheranin qendror, gjatë sulmeve amerikano-izraelite që vunë në shënjestër edhe komandantë të lartë ushtarakë; thuhet se edhe vetë Mojtaba mbeti i plagosur në të njëjtin sulm.Që nga emërimi i tij, ai ka komunikuar vetëm përmes mesazheve me shkrim, disa prej të cilave janë publikuar si shkrime dore që i atribuohen atij.Në një deklaratë, zyra e Khameneit bëri të ditur se, gjatë takimit – i pari i bërë publik mes Rezaeit dhe udhëheqësit – u diskutua për “forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me vendet fqinje” dhe “ruajtjen e sigurisë kombëtare e rajonale përmes menaxhimit të ngushticës së Hormuzit”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Deklarata shton se Khamenei “theksoi nevojën për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e kombit iranian dhe të ‘frontit të rezistencës’, duke respektuar kushtet e vendosura nga autoritetet e vendit, me qëllim dhënien fund të luftës dhe gjendjes që nuk është as luftë, as paqe”.Takimi i tyre u njoftua një ditë pasi Rezaei zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë nga Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani – vende këto që së fundmi nënshkruan “Paktin e Mekës” për mbrojtje të ndërsjellë.Nuk u bë e ditur as data dhe as vendndodhja e takimit.Irani pretendon se ka kontroll mbi ngushticën dhe shpesh merr në shënjestër anijet që përpiqen të kalojnë pa autorizimin e tij; ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një kundër-bllokadë detare ndaj porteve iraniane.Përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës mbeten të bllokuara, veçanërisht pas dështimit të një marrëveshjeje të muajit qershor, e cila parashikonte një rrugë drejt një zgjidhjeje të përhershme.Dis

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…