PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
FerritinaFerritina e ulët mund të japë këto nëntë shenja në trup dhe fytyrë
2 min čitanja
Ferritina

Ferritina e ulët mund të japë këto nëntë shenja në trup dhe fytyrë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pas trendeve të njohura në rrjetet sociale, si “fytyra e kortizolit” dhe “fytyra e Ozempic”, vëmendje po merr edhe termi “fytyra e ferritinës”. Ky trend pretendon se mungesa e hekurit mund të dallohet vetëm duke parë fytyrën, por ekspertët theksojnë se kjo nuk është aq e thjeshtë.Ferritina është një proteinë që ndihmon trupin të ruajë hekurin dhe ta çlirojë atë kur nevojitet. Niveli i ulët i ferritinës mund të tregojë se rezervat e hekurit janë të pakta. Foto ilustrueseMegjithatë, “fytyra e ferritinës” nuk është një diagnozë e njohur mjekësore dhe mungesa e hekurit nuk mund të përcaktohet vetëm nga pamja e jashtme.Termi përdoret për të përshkruar shenja si zbehja e fytyrës, rrathët e zinj poshtë syve, lëkura e thatë dhe buzët e çara. Këto ndryshime mund të lidhen me mungesën e hekurit, por mund të shkaktohen edhe nga dehidratimi, ndryshimet hormonale apo faktorë të tjerë.Përveç ndryshimeve në pamje, mungesa e hekurit mund të shfaqet edhe përmes simptomave të tjera që nuk duhen neglizhuar.1. Lodhja e vazhdueshmeHekuri nevojitet për prodhimin e hemoglobinës, proteinës që transporton oksigjenin përmes gjakut. Kur rezervat e hekurit janë të ulëta, mund të ndiheni vazhdimisht të lodhur, pa energji dhe ta keni më të vështirë përqendrimin. Megjithatë, lodhja mund të lidhet edhe me probleme të tjera shëndetësore. Foto: Getty Images2. Vështirësia në frymëmarrje ose rrahjet e shpejta të zemrësKur trupi nuk merr oksigjenin e nevojshëm, mund të përpiqet ta kompensojë këtë duke rritur ritmin e frymëmarrjes dhe të zemrës. Nëse keni vështirësi të pashpjegueshme në frymëmarrje ose rrahje të vazhdueshme të shpejta të zemrës, duhet të konsultoheni me mjekun.3. Dhimbjet e kokësDhimbjet e kokës janë një nga simptomat që mund të shfaqen te personat me anemi nga mungesa e hekurit. Megjithatë, ato kanë shumë shkaqe të mundshme dhe nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se rezervat e hekurit janë të ulëta.4. Rënia ose hollimi i flokëveNëse vini re më shumë flokë në krehër ose gjatë larjes, një n

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pas trendeve të njohura në rrjetet sociale, si “fytyra e kortizolit” dhe “fytyra e Ozempic”, vëmendje po merr edhe termi “fytyra e ferritinës”. Ky trend pretendon se mungesa e hekurit mund të dallohet vetëm duke parë fytyrën, por ekspertët theksojnë se kjo nuk është aq e thjeshtë.Ferritina është një proteinë që ndihmon trupin të ruajë hekurin dhe ta çlirojë atë kur nevojitet. Niveli i ulët i ferritinës mund të tregojë se rezervat e hekurit janë të pakta. Foto ilustrueseMegjithatë, “fytyra e ferritinës” nuk është një diagnozë e njohur mjekësore dhe mungesa e hekurit nuk mund të përcaktohet vetëm nga pamja e jashtme.Termi përdoret për të përshkruar shenja si zbehja e fytyrës, rrathët e zinj poshtë syve, lëkura e thatë dhe buzët e çara. Këto ndryshime mund të lidhen me mungesën e hekurit, por mund të shkaktohen edhe nga dehidratimi, ndryshimet hormonale apo faktorë të tjerë.Përveç ndryshimeve në pamje, mungesa e hekurit mund të shfaqet edhe përmes simptomave të tjera që nuk duhen neglizhuar.1. Lodhja e vazhdueshmeHekuri nevojitet për prodhimin e hemoglobinës, proteinës që transporton oksigjenin përmes gjakut. Kur rezervat e hekurit janë të ulëta, mund të ndiheni vazhdimisht të lodhur, pa energji dhe ta keni më të vështirë përqendrimin. Megjithatë, lodhja mund të lidhet edhe me probleme të tjera shëndetësore. Foto: Getty Images2. Vështirësia në frymëmarrje ose rrahjet e shpejta të zemrësKur trupi nuk merr oksigjenin e nevojshëm, mund të përpiqet ta kompensojë këtë duke rritur ritmin e frymëmarrjes dhe të zemrës. Nëse keni vështirësi të pashpjegueshme në frymëmarrje ose rrahje të vazhdueshme të shpejta të zemrës, duhet të konsultoheni me mjekun.3. Dhimbjet e kokësDhimbjet e kokës janë një nga simptomat që mund të shfaqen te personat me anemi nga mungesa e hekurit. Megjithatë, ato kanë shumë shkaqe të mundshme dhe nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se rezervat e hekurit janë të ulëta.4. Rënia ose hollimi i flokëveNëse vini re më shumë flokë në krehër ose gjatë larjes, një n

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…