Blerim isufajGjykata Supreme e hedh si “të palejuar” ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit
2 min čitanja
Blerim isufaj
Gjykata Supreme e hedh si “të palejuar” ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Gjykata Supreme e Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur më 27 tetor 2026, ka nxjerrë aktvendim me të cilin e ka hedhur si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt, Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të paraqitur kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), nr. 695/2026, të datës 2 tetor 2026, lidhur me largimin e tij nga pozita udhëheqëse.Në njoftim thuhet se pas shqyrtimit të lejueshmërisë së ankesës, në kuptim të nenit 15 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe në lidhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Konfliktet Administrative, Gjykata Supreme ka konstatuar se ankesa është e palejuar.“Gjatë vlerësimit, Gjykata ka marrë parasysh natyrën juridike të vendimit të kontestuar, bazën ligjore mbi të cilën është nxjerrë dhe procedurën në kuadër të së cilës është marrë, duke ardhur në përfundimin se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për shqyrtimin e ankesës nga Gjykata Supreme në kuadër të kompetencës së veçantë të përcaktuar me nenin 15 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.Sipas vlerësimit të kolegjit të Gjykatës Supreme, fakti që një vendim i Këshillit sjell ndërprerjen e ushtrimit të funksionit ose pozitës udhëheqëse të kryeprokurorit nuk përcakton, në vetvete, natyrën disiplinore të atij vendimi. Që një vendim të cilësohet si disiplinor, kërkohet që, për nga përmbajtja dhe procedura e zhvilluar, ai të ketë për objekt konstatimin e përgjegjësisë disiplinore dhe përcaktimin e pasojave juridike që rrjedhin nga kjo përgjegjësi, në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, thuhet në njoftim.Tutje bëhet e ditur se në rastin konkret, Gjykata Supreme ka vlerësuar se vendimi i KPK-së për largimin e kryeprokurorit nga pozita udhëheqëse është nxjerrë në bazë të nenit 22, paragrafit 5, të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pa u konstatuar përgjegjësia disiplinore e ankuesit. Për këtë arsye, vend
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.