PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albin kurtiKurti takon përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe Pazari i Ri: Bashkimi solli rezultatin më të mirë që nga viti 2000
2 min čitanja
Albin kurti

Kurti takon përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe Pazari i Ri: Bashkimi solli rezultatin më të mirë që nga viti 2000

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot është takuar me drejtues e përfaqësues të subjekteve politike, aktivistë e bashkëkombës nga Presheva, Medvegja, Bujanoci e Pazari i Ri.Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se përbashkimi solli rezultatin më të mirë të shqiptarëve në Serbi që nga viti 2000. “Bashkë, sikurse u dakorduan më 29 shtator, prita sot sërish në Zyrën e Kryeministrit drejtues e përfaqësues të subjekteve politike, aktivistë e bashkëkombës nga Presheva, Medvegja, Bujanoci e Pazari i Ri, të cilët lanë mënjanë dallimet duke u bërë një në listën “Koalicioni Shqiptar”. Përbashkimi solli rezultatin më të mirë të shqiptarëve në Serbi që nga viti 2000. Deri tani, plot 1.233 vota më shumë se në vitin 2020, kur u patën fituar tri mandate”, ka shkruar Kurti. Tutje ai ka shkruar se shqiptarët, janë pakica e katërt për nga popullsia në Serbi, por në zgjedhjet e së dielës atje janë renditur të dytët për nga votat dhe të parët për nga mandatet, së bashku me hungarezët, ndër listat e pakicave kombëtare.“Dy partitë më të mëdha në Serbi kanë së bashku 244 mandate. Katër listat e pakicave, gjashtë. Dy prej tyre janë të “Koalicionit Shqiptar”. Rëndësia e rezultatit shqiptar i kalon numrat, sepse është arritur në rrethana të pasivizimit të adresave, mosnjohjes së diplomave, përjashtimit sistematik nga institucionet publike, diskriminimit ekonomik, emigrimit dhe zbrazjes së vendbanimeve shqiptare. Për më shumë se dy dekada, shqiptarët kanë qenë njëfarë opozite e dyfishtë. Opozitë ndaj pushtetit dhe opozitë ndaj shtetit, i cili e kishte vendosë veten në opozitë ndaj tyre”, ka shkruar ai.Tutje Kurti tha: “Bashkimi nuk duhet të përfundojë. Duhet ta kuptojmë që më 25 tetor, bashkimi, që është cilësi e re, e ka një kapitull të ri, që duhet të vazhdojë me mbrojtje të fuqishme të të drejtave, me kërkesën për barazi dhe në përpjekjen për jetë dinjitoze në vendlindje. Dy mandatet janë arritje e përbashkët, e mbi të gjitha, janë edhe përgjegjësi e përbashkët

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot është takuar me drejtues e përfaqësues të subjekteve politike, aktivistë e bashkëkombës nga Presheva, Medvegja, Bujanoci e Pazari i Ri.Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se përbashkimi solli rezultatin më të mirë të shqiptarëve në Serbi që nga viti 2000. “Bashkë, sikurse u dakorduan më 29 shtator, prita sot sërish në Zyrën e Kryeministrit drejtues e përfaqësues të subjekteve politike, aktivistë e bashkëkombës nga Presheva, Medvegja, Bujanoci e Pazari i Ri, të cilët lanë mënjanë dallimet duke u bërë një në listën “Koalicioni Shqiptar”. Përbashkimi solli rezultatin më të mirë të shqiptarëve në Serbi që nga viti 2000. Deri tani, plot 1.233 vota më shumë se në vitin 2020, kur u patën fituar tri mandate”, ka shkruar Kurti. Tutje ai ka shkruar se shqiptarët, janë pakica e katërt për nga popullsia në Serbi, por në zgjedhjet e së dielës atje janë renditur të dytët për nga votat dhe të parët për nga mandatet, së bashku me hungarezët, ndër listat e pakicave kombëtare.“Dy partitë më të mëdha në Serbi kanë së bashku 244 mandate. Katër listat e pakicave, gjashtë. Dy prej tyre janë të “Koalicionit Shqiptar”. Rëndësia e rezultatit shqiptar i kalon numrat, sepse është arritur në rrethana të pasivizimit të adresave, mosnjohjes së diplomave, përjashtimit sistematik nga institucionet publike, diskriminimit ekonomik, emigrimit dhe zbrazjes së vendbanimeve shqiptare. Për më shumë se dy dekada, shqiptarët kanë qenë njëfarë opozite e dyfishtë. Opozitë ndaj pushtetit dhe opozitë ndaj shtetit, i cili e kishte vendosë veten në opozitë ndaj tyre”, ka shkruar ai.Tutje Kurti tha: “Bashkimi nuk duhet të përfundojë. Duhet ta kuptojmë që më 25 tetor, bashkimi, që është cilësi e re, e ka një kapitull të ri, që duhet të vazhdojë me mbrojtje të fuqishme të të drejtave, me kërkesën për barazi dhe në përpjekjen për jetë dinjitoze në vendlindje. Dy mandatet janë arritje e përbashkët, e mbi të gjitha, janë edhe përgjegjësi e përbashkët

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…