Lajmet e rremeAlbin Kurti në protestat e Tiranës: Imazhe të rreme shënjestruan kryeministrin e Kosovës
2 min čitanja
Lajmet e rreme
Albin Kurti në protestat e Tiranës: Imazhe të rreme shënjestruan kryeministrin e Kosovës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u paraqit si pjesëmarrës dhe drejtues i protestave të të rinjve në Shqipëri përmes publikimeve në media dhe rrjetet sociale. Ndërsa një imazh e vendoste në protestën e Tiranës, Qeveria e Kosovës publikoi njoftime për aktivitetet e tij në Prishtinë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje mohoi të kishte bërë thirrje për pjesëmarrje në tubime.Gjatë protestave të studentëve dhe të rinjve në Shqipëri, emri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u lidh me tubimet në Tiranë përmes publikimeve në media dhe rrjetet sociale, ku pretendohej se ai kishte marrë pjesë në protestë apo kishte marrë drejtimin e saj, shkruan amfora.com.“Albin Kurti i bashkohet protestës me të rinjtë në Shqipëri”, shkruhej në një publikim në Instagram të televizionit lokal në Fier, “Apollon TV”.Sipas një njoftimi zyrtar të Qeverisë së Kosovës, më 24 tetor Kurti priti në Prishtinë një delegacion të klubit të futbollit FC Dardania Basel, të themeluar nga diaspora shqiptare në Zvicër.“Observatori i Reziliencës” – pjesë e Amforës – e verifikoi se imazhi ishte gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, duke e vendosur Kurtin në mesin e protestës së supozuar, ku dallohej në mesinë e të rinjve dhe me në sfond monumentin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.Për të rritur besueshmërinë posteri mbante logon e Televizionit Klan, mbishkrimet “Direkt-Tiranë” dhe “Lajmi i fundit”, duke shkruar: “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, eshtë parë sot në sheshin Skendej në Tiranë, ku i është bashkuar protestës së të rinjve shqiptarë, që po kerkojnë më shumë drejtësi, punësim dhe një të ardhme më të mirë”.Posteri mbante edhe një citim të rremë të Kurtit në kontekstin e protestës në Tiranë, duke cituar sikur të ishte shprehur: “Rinia eshtë, forca jonë më e madhe, së bashku mund të ndryshojmë kete vend”.Po atë ditë, kryeministri Kurti publikoi edhe një adresim për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në lidhje me zgjedhjet dhe pjesëmarrjen e tyre në votim. Njoftimet zyrtare moh
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.