PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Federico veronesiFotografia më e mirë e Federico Veronesit
2 min čitanja
Federico veronesi

Fotografia më e mirë e Federico Veronesit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

“Ajo e mbajti këlyshin e ngordhur për orë të tëra, edhe pse nuk ishte i saji. Kishte pësuar një abort spontan dy vjet më parë - dhe tani merrte këlyshët e lindur të ngordhur të nënave të tjera”.Intervistë me fotografin Federico Veronesi Intervistoi: Chris Broughton / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.comDashuria ime për kafshët afrikane, në veçanti për elefantët, daton që kur isha tre ose katër vjeç, duke u rritur në Milano, në një shtëpi plot me libra të vjetër për natyrën. Kur isha gjashtë vjeç, prindërit më çuan në safarin tim të parë në Kenia - qava në aeroplan gjatë kthimit në shtëpi, duke ndier sikur po më shkëpusnin nga savana që kisha ëndërruar, një vend të cilin vërtet e doja. Por, prej 20 vjetësh, pikërisht atje jetoj, duke udhëhequr fotografë në Rezervatin Kombëtar Masai Mara dhe në vende të tjera të Afrikës.Kam kaluar kohë duke fotografuar kafshë të tjera, veçanërisht macet e mëdha, por elefantët mbeten subjekti im i parapëlqyer. Ata kanë një prani të jashtëzakonshme, e mbizotërojnë peizazhin dhe e bëjnë atë të marrë jetë. Më pëlqen t’i ndjek në habitate të ndryshme. Janë jashtëzakonisht të përshtatshëm - në Kenia lidhen me savanën dhe pyjet e akacieve, por mund të jetojnë edhe në zona jashtëzakonisht të thata - si në shkretëtirat e Namibisë, ku u bë kjo fotografi.Isha atje shtatorin e kaluar, duke udhëhequr një grup fotografësh. Kishim ndjekur një grup elefantësh që ecnin përgjatë shtratit të tharë të një lumi, teksa binte nata. Edhe pse në këta lumenj nuk ka ujë, ruajnë njëfarë bimësie dhe shërbejnë si burim jetik për elefantët të cilët i ndjekin nga kodrat në perëndim drejt Oqeanit Atlantik.Meqë lumi kishte shtrat ranor, ishte mjaft e lehtë t’i ndiqnim gjurmët e tyre derisa i gjetëm përsëri të nesërmen. Por, mes gjurmëve kishte diçka mjaft të pazakontë, si një shenjë zvarritjeje. Ndonjëherë elefantët meshkuj, kur kanë shumë testosteron, bëjnë gjëra të çmendura për të treguar fuqinë e tyre dhe për t’i frikësuar kundërshtarët - më parë kisha parë njërin

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

“Ajo e mbajti këlyshin e ngordhur për orë të tëra, edhe pse nuk ishte i saji. Kishte pësuar një abort spontan dy vjet më parë - dhe tani merrte këlyshët e lindur të ngordhur të nënave të tjera”.Intervistë me fotografin Federico Veronesi Intervistoi: Chris Broughton / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.comDashuria ime për kafshët afrikane, në veçanti për elefantët, daton që kur isha tre ose katër vjeç, duke u rritur në Milano, në një shtëpi plot me libra të vjetër për natyrën. Kur isha gjashtë vjeç, prindërit më çuan në safarin tim të parë në Kenia - qava në aeroplan gjatë kthimit në shtëpi, duke ndier sikur po më shkëpusnin nga savana që kisha ëndërruar, një vend të cilin vërtet e doja. Por, prej 20 vjetësh, pikërisht atje jetoj, duke udhëhequr fotografë në Rezervatin Kombëtar Masai Mara dhe në vende të tjera të Afrikës.Kam kaluar kohë duke fotografuar kafshë të tjera, veçanërisht macet e mëdha, por elefantët mbeten subjekti im i parapëlqyer. Ata kanë një prani të jashtëzakonshme, e mbizotërojnë peizazhin dhe e bëjnë atë të marrë jetë. Më pëlqen t’i ndjek në habitate të ndryshme. Janë jashtëzakonisht të përshtatshëm - në Kenia lidhen me savanën dhe pyjet e akacieve, por mund të jetojnë edhe në zona jashtëzakonisht të thata - si në shkretëtirat e Namibisë, ku u bë kjo fotografi.Isha atje shtatorin e kaluar, duke udhëhequr një grup fotografësh. Kishim ndjekur një grup elefantësh që ecnin përgjatë shtratit të tharë të një lumi, teksa binte nata. Edhe pse në këta lumenj nuk ka ujë, ruajnë njëfarë bimësie dhe shërbejnë si burim jetik për elefantët të cilët i ndjekin nga kodrat në perëndim drejt Oqeanit Atlantik.Meqë lumi kishte shtrat ranor, ishte mjaft e lehtë t’i ndiqnim gjurmët e tyre derisa i gjetëm përsëri të nesërmen. Por, mes gjurmëve kishte diçka mjaft të pazakontë, si një shenjë zvarritjeje. Ndonjëherë elefantët meshkuj, kur kanë shumë testosteron, bëjnë gjëra të çmendura për të treguar fuqinë e tyre dhe për t’i frikësuar kundërshtarët - më parë kisha parë njërin

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…