Qkmf shtimeQKMF-ja në Shtime pranon donacion prej 10 karrocave manuale për pacientë
1 min čitanja
Qkmf shtime
QKMF-ja në Shtime pranon donacion prej 10 karrocave manuale për pacientë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime ka pranuar një donacion prej 10 karrocave manuale për pacientë, të dhuruara nga GNTC – Fondi Humanitar Gorenje.Përmes këtij donacioni synohet të lehtësohet kujdesi për pacientët që kanë vështirësi në lëvizje dhe kanë nevojë për mbështetje gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore.Sipas njoftimit të QKMF-së, karrocat do të vihen në shërbim të pacientëve që kanë nevojë për to, duke kontribuar në lehtësimin e lëvizjes dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre.“QKMF Shtime shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për GNTC – Fondin Humanitar Gorenje, për këtë donacion të çmuar dhe për përkrahjen e treguar në shërbim të pacientëve tanë”, thuhet në njoftim.Institucioni shëndetësor ka vlerësuar kontributin e fondit humanitar, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.“Faleminderit për solidaritetin, humanizmin dhe kontributin tuaj në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e komunës sonë!”, thuhet më tej në njoftimin e QKMF-së në Shtime.Në fund, institucioni ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së iniciativave humanitare që kontribuojnë në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.