PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Marash dukajShiroka Pula pret ministrin malazez, në fokus thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve
1 min čitanja
Marash dukaj

Shiroka Pula pret ministrin malazez, në fokus thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i cili shoqërohej nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.Gjatë takimit, ministri Dukaj e uroi Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar sukses gjatë mandatit të saj.Presidentja Shiroka Pula e falënderoi për vizitën dhe urimet, ndërsa theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.Në takim u diskutua edhe për rolin e komuniteteve shqiptare në Mal të Zi dhe atij malazez në Kosovë, të cilat u vlerësuan si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve.Sipas njoftimit, të dyja komunitetet kontribuojnë në forcimin e miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.“Ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi është në interes të të dyja vendeve”, theksoi Presidentja Shiroka Pula, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.Takimi u zhvillua në kuadër të kontakteve ndërmjet përfaqësuesve institucionalë të Kosovës dhe Malit të Zi, me fokus në marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i cili shoqërohej nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.Gjatë takimit, ministri Dukaj e uroi Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar sukses gjatë mandatit të saj.Presidentja Shiroka Pula e falënderoi për vizitën dhe urimet, ndërsa theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.Në takim u diskutua edhe për rolin e komuniteteve shqiptare në Mal të Zi dhe atij malazez në Kosovë, të cilat u vlerësuan si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve.Sipas njoftimit, të dyja komunitetet kontribuojnë në forcimin e miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.“Ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi është në interes të të dyja vendeve”, theksoi Presidentja Shiroka Pula, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.Takimi u zhvillua në kuadër të kontakteve ndërmjet përfaqësuesve institucionalë të Kosovës dhe Malit të Zi, me fokus në marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…