PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arlinda zekajI dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt ende në arrati
2 min čitanja
Arlinda zekaj

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt ende në arrati

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare nga Vitomirica e Pejës, u vra mbrëmjen e 25 tetorit 2026.Ditën e vrasjes, më 25 tetor, pas raportimit të një rasti tjetër të dyshuar të dhunës në familje, ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj ishte ndaluar për 48 orë. Arlinda Zekajt i ishte ofruar mundësia të qëndronte në një strehimore, por ajo kishte kërkuar të kthehej në shtëpinë e saj, ku ndodhej edhe djali i saj.Rreth orës 21:00, Arlinda Zekaj ishte shoqëruar nga policia për në shtëpi, ndërsa pak minuta më vonë autoritetet ishin njoftuar se ajo ishte sulmuar për vdekje. Për vrasjen dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj, i cili, edhe gati 48 orë pas vrasjes ndodhet në arrati. Policia e Kosovës një ditë më parë e ka shpallur Albert Sylajn person në kërkim. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova në një prononcim për Telegrafi tha se Policia po punon në kapjen e të dyshuarit për vrasje, por aktualisht për shkak të hetimeve nuk mund të japin më shumë informacione.“Natyrisht, Policia është duke punuar intensivisht për arrestimin e të dyshuarit”, tha shkurt Rugova. Ai tha se për shkak të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të jap më shumë informacione. Megjithatë, janë bërë gati 48 orë dhe i dyshuari Jeton Sylaj ende ndodhet në arrati, ndonëse vrasja e Arlinda Zekajt u raportua se ka ndodhur vetëm 10 minuta pasi ishte lënë nga Policia e Kosovës. E sot, Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë të ditur se ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026.Madje, ish-bashkëshorti i viktimës sipas njoftimit të Prokurorisë dyshohet se përkundër urdhrit të g

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare nga Vitomirica e Pejës, u vra mbrëmjen e 25 tetorit 2026.Ditën e vrasjes, më 25 tetor, pas raportimit të një rasti tjetër të dyshuar të dhunës në familje, ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj ishte ndaluar për 48 orë. Arlinda Zekajt i ishte ofruar mundësia të qëndronte në një strehimore, por ajo kishte kërkuar të kthehej në shtëpinë e saj, ku ndodhej edhe djali i saj.Rreth orës 21:00, Arlinda Zekaj ishte shoqëruar nga policia për në shtëpi, ndërsa pak minuta më vonë autoritetet ishin njoftuar se ajo ishte sulmuar për vdekje. Për vrasjen dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj, i cili, edhe gati 48 orë pas vrasjes ndodhet në arrati. Policia e Kosovës një ditë më parë e ka shpallur Albert Sylajn person në kërkim. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova në një prononcim për Telegrafi tha se Policia po punon në kapjen e të dyshuarit për vrasje, por aktualisht për shkak të hetimeve nuk mund të japin më shumë informacione.“Natyrisht, Policia është duke punuar intensivisht për arrestimin e të dyshuarit”, tha shkurt Rugova. Ai tha se për shkak të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të jap më shumë informacione. Megjithatë, janë bërë gati 48 orë dhe i dyshuari Jeton Sylaj ende ndodhet në arrati, ndonëse vrasja e Arlinda Zekajt u raportua se ka ndodhur vetëm 10 minuta pasi ishte lënë nga Policia e Kosovës. E sot, Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë të ditur se ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026.Madje, ish-bashkëshorti i viktimës sipas njoftimit të Prokurorisë dyshohet se përkundër urdhrit të g

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…