PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lamine yamalLulja në kostumin e Lamine Yamalit në “Topin e Artë” - çfarë fshihet pas këtij detaji
2 min čitanja
Lamine yamal

Lulja në kostumin e Lamine Yamalit në “Topin e Artë” - çfarë fshihet pas këtij detaji

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Lamine Yamal para ceremonisë arriti të tërhiqte vëmendjen edhe me veshjen e tij, e cila mund të hyjë ndër paraqitjet më të komentuara në historinë e këtij eventi.Anësori i Barcelonës mbërriti në ceremoninë e mbajtur në Londër, i shoqëruar nga e dashura e tij, Ines Garcia. Çifti pozoi së bashku në tapetin e kuq, ndërsa fotografët vunë re një aksesor të madh rozë në xhaketën e futbollistit. Lamine Menjëherë lindën pyetjet se çfarë ishte ai. Aksesori kishte një pamje të pazakontë, që të kujtonte një lule ekzotike ose një krijesë detare. Për pak çaste, arriti të zhvendoste vëmendjen nga gara për “Topin e Artë” te stili i futbollistit të ri.Çfarë kishte vendosur Lamine Yamal në xhaketën e tij?Tashmë është zbuluar se, pavarësisht pamjes së tij si lule, aksesori nuk ishte një lule e vërtetë. Bëhet fjalë për një karficë të madhe nga shtëpia luksoze e modës Chanel, e punuar me pupla dhe e dizajnuar në formën e një luleje. LamineAksesori mbulonte një pjesë të konsiderueshme të xhaketës së shkurtër të zezë të 19-vjeçarit, duke krijuar një kontrast të fortë me pjesën tjetër të veshjes. Yamal kishte zgjedhur një kombinim tërësisht të zi, me pantallona të gjera, papion të zi dhe xhaketë të mbyllur me një kopsë të vetme të artë.Megjithatë, futbollisti i Barcelonës nuk është i pari personazh i njohur që shfaqet me këtë aksesor të veçantë. Aktori Pedro Pascal e kishte veshur të njëjtën karficë të Chanel në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, disa muaj më parë. LamineYamal ka treguar gjithnjë e më shumë interes për modën, krahas ngritjes së tij në mesin e yjeve të futbollit botëror. Ai po ndërthur gjithnjë e më shpesh stilin e tij të zakonshëm urban me marka luksoze dhe krijime të modës së lartë.Paraqitja e tij në ceremoninë e “Topit të Artë” mund të konsiderohet një nga deklaratat më të guximshme të stilit që ka bërë deri më tani. Dhe, për të gjithë ata që u përpoqën të kuptonin se çfarë kishte vendosur në xhaketë, përgjigjja është e thjeshtë, një karficë Chanel e punuar me pupla

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Lamine Yamal para ceremonisë arriti të tërhiqte vëmendjen edhe me veshjen e tij, e cila mund të hyjë ndër paraqitjet më të komentuara në historinë e këtij eventi.Anësori i Barcelonës mbërriti në ceremoninë e mbajtur në Londër, i shoqëruar nga e dashura e tij, Ines Garcia. Çifti pozoi së bashku në tapetin e kuq, ndërsa fotografët vunë re një aksesor të madh rozë në xhaketën e futbollistit. Lamine Menjëherë lindën pyetjet se çfarë ishte ai. Aksesori kishte një pamje të pazakontë, që të kujtonte një lule ekzotike ose një krijesë detare. Për pak çaste, arriti të zhvendoste vëmendjen nga gara për “Topin e Artë” te stili i futbollistit të ri.Çfarë kishte vendosur Lamine Yamal në xhaketën e tij?Tashmë është zbuluar se, pavarësisht pamjes së tij si lule, aksesori nuk ishte një lule e vërtetë. Bëhet fjalë për një karficë të madhe nga shtëpia luksoze e modës Chanel, e punuar me pupla dhe e dizajnuar në formën e një luleje. LamineAksesori mbulonte një pjesë të konsiderueshme të xhaketës së shkurtër të zezë të 19-vjeçarit, duke krijuar një kontrast të fortë me pjesën tjetër të veshjes. Yamal kishte zgjedhur një kombinim tërësisht të zi, me pantallona të gjera, papion të zi dhe xhaketë të mbyllur me një kopsë të vetme të artë.Megjithatë, futbollisti i Barcelonës nuk është i pari personazh i njohur që shfaqet me këtë aksesor të veçantë. Aktori Pedro Pascal e kishte veshur të njëjtën karficë të Chanel në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, disa muaj më parë. LamineYamal ka treguar gjithnjë e më shumë interes për modën, krahas ngritjes së tij në mesin e yjeve të futbollit botëror. Ai po ndërthur gjithnjë e më shpesh stilin e tij të zakonshëm urban me marka luksoze dhe krijime të modës së lartë.Paraqitja e tij në ceremoninë e “Topit të Artë” mund të konsiderohet një nga deklaratat më të guximshme të stilit që ka bërë deri më tani. Dhe, për të gjithë ata që u përpoqën të kuptonin se çfarë kishte vendosur në xhaketë, përgjigjja është e thjeshtë, një karficë Chanel e punuar me pupla

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…