Vinicius junior“Rregulli Vinicius Junior” i hap telashe Neymarit, ylli brazilian përballet me dënim të rëndë
1 min čitanja
Vinicius junior
“Rregulli Vinicius Junior” i hap telashe Neymarit, ylli brazilian përballet me dënim të rëndë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Neymari përballet me masa disiplinore në Brazil, pasi është dërguar para Gjykatës së Lartë të Drejtësisë Sportive (STJD) për shkeljen e të ashtuquajturit “rregulli Vinicius Junior”.Sulmuesi i Santosit do të paraqitet para organit disiplinor të mërkurën, më 28 tetor, për të dhënë llogari lidhur me incidentin e ndodhur në ndeshjen e së shtunës ndaj Bahias, në kuadër të kampionatit brazilian.Ngjarja ndodhi gjatë pushimit mes dy pjesëve, kur Neymari u përfshi në një debat me Rodrigo Nestor. Gjatë përplasjes, braziliani mbuloi gojën me dorë, ndërsa pas shqyrtimit të pamjeve përmes sistemit VAR, gjyqtari Savio Pereira Sampaio e ndëshkoi me karton të kuq. Prokuroria e ka akuzuar futbollistin në bazë të nenit 191, i cili parasheh gjobë nga 100 deri në 100 mijë realë brazilianë për mosrespektimin e rregulloreve të një organizate sportive.Përveç kësaj, prokuroria ka kërkuar që ndaj tij të zbatohet edhe neni 258 i kodit disiplinor, që lidhet me shkeljet e disiplinës dhe etikës sportive. Ky nen parasheh pezullim nga një deri në gjashtë ndeshje.Problemet e Neymarit nuk përfundojnë këtu. Ai do ta humbasë edhe ndeshjen e ardhshme të Santosit kundër Bragantinos, që zhvillohet të hënën, pasi ndaj Bahias mori kartonin e tretë të verdhë në kampionat./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.