GlpsPara votimit në Kuvend, GLPS kërkon adresimin e mangësive në Projektligjin për Byronë
2 min čitanja
Glps
Para votimit në Kuvend, GLPS kërkon adresimin e mangësive në Projektligjin për Byronë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të adresojë mangësitë në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, para se ai të votohet në lexim të dytë të enjten.Në një konferencë për media të mbajtur të martën, përfaqësuesit e GLPS-së kanë shprehur shqetësimin se projektligji aktual nuk i adreson gjetjet e Gjykatës Kushtetuese dhe komentet e shoqërisë civile, duke paralajmëruar rrezikun që Byroja të shndërrohet në mjet politik dhe të cenojë sigurinë juridike të qytetarëve.Sipas GLPS-së, procedura e shqyrtimit të projektligjit ndërmjet dy leximeve nuk ka mundësuar analizimin e duhur të dispozitave dhe amendamenteve të propozuara.“Grupi Punues nuk arriti që të shqyrtojë në detaje përmbajtjen e Projektligjit, amandamentet e propozuara, rekomandimet dhe analizat ligjore të organizatave të shoqërisë”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.GLPS ka kritikuar edhe mënyrën e organizimit të takimeve të grupit punues, duke vlerësuar se koha e shkurtër dhe mbajtja e takimeve në të njëjtin orar me grupe të tjera punuese kanë pamundësuar kontributin e duhur të anëtarëve.Një nga shqetësimet kryesore të GLPS-së lidhet me faktin se projektligji, sipas saj, vazhdon të përmbajë dispozita të cilat Gjykata Kushtetuese i kishte shfuqizuar në tërësi në vitin 2023, përmes Aktgjykimit KO46/23.Organizata thekson se, pavarësisht konstatimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kufizimin kohor të verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë, projektligji aktual parasheh që procedurës t'i nënshtrohet çdo pasuri dhe çdo zyrtar publik që nga 17 shkurti 2008.“Projektligji aktual vazhdon të përmbajë dispozitën që kësaj procedure do t’i nënshtrohet çdo pasuri dhe çdo person zyrtar kurdo nga data 17 shkurt 2008”, thekson GLPS.GLPS vlerëson se projektligji nuk garanton pavarësinë e mjaftueshme funksionale të Byrosë, duke ngritur shqetësime për mënyrën e emërimit të drejtuesve dhe anëtarëve të saj.Sipas organizatës,
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.