Poezi nga: Boris Pasternak Përktheu: Arben BllaciTani jam në skenë, zhurmat u shuan, Rri përhumbur në parmak, në portë. Jehonë e largët që mbërrin gjer te mua, Fillin e jetës sikur vjen të më thotë.Ndjej sesi mes territ ndihem humbur, Mijëra sy më zhbirojnë rreth e qark. Te lutem, Ati im në qoftë e mundur, Këtë Kupë[1] nga unë mbaje larg.Pranoj fatin që caktove e s’më pyete Dhe gati jam ta luaj gjer në fund. Por tani po luhet dramë tjetër, Nga kjo sprovë kursemë nëse mund.Rrjedhë e botës është kaq e menduar, I sigurt fundi i udhës po na pret. Vetmitar, nga vese farisejsh rrethuar ... Fushë me lule nuk qenka kjo jetë!1946___________ [1] Është fjala për kupën e vuajtjeve të Krishtit, në lutjen që ai i drejton Atit nga Kopshti i Gjetsemanit, vendi ku në Ungjillin sipas Mateut, Jezusi përjeton luftën e brendshme mes frikës nga vuajtja dhe pranimi i fatit të tij.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.