PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjakova lokaleNë Malishevë përkujtohet dëshmori i kombit Ali Paçarizi
2 min čitanja
Gjakova lokale

Në Malishevë përkujtohet dëshmori i kombit Ali Paçarizi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dëshmori i kombit Ali Murat Paçarizi është përkujtuar të martën, në 28-vjetorin e rënies së tij në Dragobil të Malishevës, më 27 tetor 1998.Me këtë rast, janë bërë homazhe pranë lapidarit në Dragobil dhe në Varrezat e Dëshmorëve në Malishevë.Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë familjarë të dëshmorit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, veteranë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë.Gjatë ceremonisë, Kastrati dhe përfaqësuesi i OVL-së së UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, vlerësuan veprën dhe sakrificën e Paçarizit dhe të dëshmorëve të tjerë të kombit.Paçarizi ishte dëshmori i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Dragobil. Ai ra pas luftimeve të zhvilluara në këtë fshat dhe në rrethinë, në një periudhë të rëndësishme të luftës çlirimtare.Kryetari Kastrati tha se nderimi i dëshmorëve përbën obligim institucional dhe shoqëror, duke theksuar se Komuna e Malishevës do të vazhdojë të ruajë kujtesën për luftën çlirimtare dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.“Nderimi për dëshmorët është obligim i yni si institucion. Prandaj, Komuna e Malishevës do të vazhdojë t’i nderojë dhe respektojë dëshmorët e kombit, sepse falë gjakut, veprës dhe sakrificës së tyre, ne sot jemi të lirë të punojmë, të ndërtojmë dhe ta zhvillojmë vendin, por edhe t’i përkujtojmë dëshmorët dhe gjithë sakrificën sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Kastrati.Gjatë përkujtimit u vlerësua edhe kontributi i Dragobilit dhe i rrethinës së tij gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur kjo zonë u përball me luftime të vazhdueshme dhe u bë pjesë e përpjekjeve për lirinë e Kosovës.Përkujtimi i dëshmorëve synon ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e historisë së luftës çlirimtare te brezat e rinj. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dëshmori i kombit Ali Murat Paçarizi është përkujtuar të martën, në 28-vjetorin e rënies së tij në Dragobil të Malishevës, më 27 tetor 1998.Me këtë rast, janë bërë homazhe pranë lapidarit në Dragobil dhe në Varrezat e Dëshmorëve në Malishevë.Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë familjarë të dëshmorit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, veteranë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë.Gjatë ceremonisë, Kastrati dhe përfaqësuesi i OVL-së së UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, vlerësuan veprën dhe sakrificën e Paçarizit dhe të dëshmorëve të tjerë të kombit.Paçarizi ishte dëshmori i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Dragobil. Ai ra pas luftimeve të zhvilluara në këtë fshat dhe në rrethinë, në një periudhë të rëndësishme të luftës çlirimtare.Kryetari Kastrati tha se nderimi i dëshmorëve përbën obligim institucional dhe shoqëror, duke theksuar se Komuna e Malishevës do të vazhdojë të ruajë kujtesën për luftën çlirimtare dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.“Nderimi për dëshmorët është obligim i yni si institucion. Prandaj, Komuna e Malishevës do të vazhdojë t’i nderojë dhe respektojë dëshmorët e kombit, sepse falë gjakut, veprës dhe sakrificës së tyre, ne sot jemi të lirë të punojmë, të ndërtojmë dhe ta zhvillojmë vendin, por edhe t’i përkujtojmë dëshmorët dhe gjithë sakrificën sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Kastrati.Gjatë përkujtimit u vlerësua edhe kontributi i Dragobilit dhe i rrethinës së tij gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur kjo zonë u përball me luftime të vazhdueshme dhe u bë pjesë e përpjekjeve për lirinë e Kosovës.Përkujtimi i dëshmorëve synon ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e historisë së luftës çlirimtare te brezat e rinj. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…