PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ukë bytyqiDita e fitores u kthye në tragjedi, Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin në 24-vjetorin e vrasjes
2 min čitanja
Ukë bytyqi

Dita e fitores u kthye në tragjedi, Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin në 24-vjetorin e vrasjes

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Ukë Bytyçin, ish-kryetarin e Suharekës, i cili u vra më 27 tetor 2002, së bashku me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin.Përmes një postimi, Abdixhiku ka kujtuar se vrasja kishte ndodhur në ditën kur LDK-ja po festonte fitoren në Suharekë, duke e cilësuar atë si një ngjarje tragjike për familjet e viktimave, qytetin dhe partinë.“Sot, 24 vjet më pas, nderojmë Ukën, bashkëpunëtorin e Presidentit Ibrahim Rugova, themeluesin e LDK-së në Suharekë, eprorin e UÇK-së në Pashtrik, dhe kryetarin që besimin e qytetarëve e kishte fituar me punë e përkushtim”, ka shkruar Abdixhiku.Ai ka theksuar se Bytyçi i kishte qëndruar pranë Kosovës në kohët e saj më të vështira dhe se pas luftës kishte vazhduar t’i shërbente vendit.Kreu i LDK-së ka vlerësuar se kujtimi për Ukë Bytyçin përbën përgjegjësi për partinë, duke kritikuar ata që, sipas tij, e harrojnë historinë dhe sakrificën e veprimtarëve.“Për LDK-në, emri i Ukë Bytyçit është përgjegjësi. Kush harron emrin e tij, kush relativizon historinë tonë, kush tregton me sakrificën e veprimtarëve, ka harruar dhe lidhjen më të madhe shqiptare në kohë”, ka shkruar ai.Abdixhiku e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Nuk e harrojmë. E kujtojmë, me krenari!”Ukë Bytyçi ishte kryetar i Suharekës dhe një nga figurat e LDK-së në këtë komunë. Vrasja e tij, së bashku me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin, mbetet një ngjarje e rëndë në historinë politike të pasluftës në Kosovë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Ukë Bytyçin, ish-kryetarin e Suharekës, i cili u vra më 27 tetor 2002, së bashku me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin.Përmes një postimi, Abdixhiku ka kujtuar se vrasja kishte ndodhur në ditën kur LDK-ja po festonte fitoren në Suharekë, duke e cilësuar atë si një ngjarje tragjike për familjet e viktimave, qytetin dhe partinë.“Sot, 24 vjet më pas, nderojmë Ukën, bashkëpunëtorin e Presidentit Ibrahim Rugova, themeluesin e LDK-së në Suharekë, eprorin e UÇK-së në Pashtrik, dhe kryetarin që besimin e qytetarëve e kishte fituar me punë e përkushtim”, ka shkruar Abdixhiku.Ai ka theksuar se Bytyçi i kishte qëndruar pranë Kosovës në kohët e saj më të vështira dhe se pas luftës kishte vazhduar t’i shërbente vendit.Kreu i LDK-së ka vlerësuar se kujtimi për Ukë Bytyçin përbën përgjegjësi për partinë, duke kritikuar ata që, sipas tij, e harrojnë historinë dhe sakrificën e veprimtarëve.“Për LDK-në, emri i Ukë Bytyçit është përgjegjësi. Kush harron emrin e tij, kush relativizon historinë tonë, kush tregton me sakrificën e veprimtarëve, ka harruar dhe lidhjen më të madhe shqiptare në kohë”, ka shkruar ai.Abdixhiku e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Nuk e harrojmë. E kujtojmë, me krenari!”Ukë Bytyçi ishte kryetar i Suharekës dhe një nga figurat e LDK-së në këtë komunë. Vrasja e tij, së bashku me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin, mbetet një ngjarje e rëndë në historinë politike të pasluftës në Kosovë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…