PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
AudiAudi zbulon modelet që planifikon t’i prodhojë në SHBA
2 min čitanja
Audi

Audi zbulon modelet që planifikon t’i prodhojë në SHBA

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Audi po përgatitet të prodhojë SUV-të e saj më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, përmes një fabrike të re me vlerë 4 miliardë dollarë në shtetin e Xhorxhias. Ndërtimi pritet të nisë në vitin 2027, ndërsa prodhimi planifikohet të fillojë në fillim të viteve 2030. Investimi ende duhet të miratohet nga organet përkatëse të Volkswagen Group.Fabrika, e cila do të ndërtohet pranë qytetit Macon, pritet të ketë kapacitet prodhimi deri në 200 mijë automjete në vit dhe të krijojë rreth 4,500 vende pune. Drejtori ekzekutiv i Audi-t, Gernot Döllner, zbuloi në një intervistë për Automotive News se modelet Q7, Q8 dhe Q9 do të përbëjnë bazën e gamës së prodhimit në Xhorxhia, transmeton Telegrafi. Vendimi lidhet me rëndësinë e tregut amerikan për SUV-të luksoze, ku Audi konkurron me markat gjermane BMW dhe Mercedes-Benz, si dhe me prodhuesit vendas Cadillac dhe Lincoln. Modeli i ri Q9, në veçanti, synon të rivalizojë SUV-të e mëdha luksoze si BMW X7 dhe Mercedes-Benz GLS, duke i mundësuar Audi-t të forcojë praninë në këtë segment.Megjithatë, deri në fillimin e prodhimit në SHBA, modelet mund të pësojnë ndryshime të rëndësishme. Audi ka prezantuar tashmë gjeneratën e ardhshme të Q7 dhe modelin e parë Q9, por deri në fillim të viteve 2030 këto automjete mund të kenë kaluar përditësime në mes të ciklit të tyre të prodhimit. Deri atëherë, të dy modelet do të vazhdojnë të prodhohen në fabrikën e Bratislavës, në Sllovaki. E njëjta gjë vlen edhe për Q8, modeli SUV me siluetë të stilit kupe, për të cilin Audi ka konfirmuar se do të ketë një gjeneratë të dytë. Ky model do të prodhohet në fabrikën e re amerikane, ndërsa deri në atë kohë do të vijë nga Bratislava. Gjenerata e re nuk është prezantuar ende, por Döllner ka deklaruar se do të zbulohet në një të ardhme jo shumë të largët. Sipas raportimit, vazhdimi i Q8 nuk ishte pjesë e planeve fillestare, por drejtuesit e rinj të kompanisë ndryshuan strategjinë.Modelet më të vogla të familjes Q do të vazhdojnë të importohen nga vende të tjera. Q5

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Audi po përgatitet të prodhojë SUV-të e saj më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, përmes një fabrike të re me vlerë 4 miliardë dollarë në shtetin e Xhorxhias. Ndërtimi pritet të nisë në vitin 2027, ndërsa prodhimi planifikohet të fillojë në fillim të viteve 2030. Investimi ende duhet të miratohet nga organet përkatëse të Volkswagen Group.Fabrika, e cila do të ndërtohet pranë qytetit Macon, pritet të ketë kapacitet prodhimi deri në 200 mijë automjete në vit dhe të krijojë rreth 4,500 vende pune. Drejtori ekzekutiv i Audi-t, Gernot Döllner, zbuloi në një intervistë për Automotive News se modelet Q7, Q8 dhe Q9 do të përbëjnë bazën e gamës së prodhimit në Xhorxhia, transmeton Telegrafi. Vendimi lidhet me rëndësinë e tregut amerikan për SUV-të luksoze, ku Audi konkurron me markat gjermane BMW dhe Mercedes-Benz, si dhe me prodhuesit vendas Cadillac dhe Lincoln. Modeli i ri Q9, në veçanti, synon të rivalizojë SUV-të e mëdha luksoze si BMW X7 dhe Mercedes-Benz GLS, duke i mundësuar Audi-t të forcojë praninë në këtë segment.Megjithatë, deri në fillimin e prodhimit në SHBA, modelet mund të pësojnë ndryshime të rëndësishme. Audi ka prezantuar tashmë gjeneratën e ardhshme të Q7 dhe modelin e parë Q9, por deri në fillim të viteve 2030 këto automjete mund të kenë kaluar përditësime në mes të ciklit të tyre të prodhimit. Deri atëherë, të dy modelet do të vazhdojnë të prodhohen në fabrikën e Bratislavës, në Sllovaki. E njëjta gjë vlen edhe për Q8, modeli SUV me siluetë të stilit kupe, për të cilin Audi ka konfirmuar se do të ketë një gjeneratë të dytë. Ky model do të prodhohet në fabrikën e re amerikane, ndërsa deri në atë kohë do të vijë nga Bratislava. Gjenerata e re nuk është prezantuar ende, por Döllner ka deklaruar se do të zbulohet në një të ardhme jo shumë të largët. Sipas raportimit, vazhdimi i Q8 nuk ishte pjesë e planeve fillestare, por drejtuesit e rinj të kompanisë ndryshuan strategjinë.Modelet më të vogla të familjes Q do të vazhdojnë të importohen nga vende të tjera. Q5

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…