PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Matching skills to jobs – msjPa kualifikim profesional, por me mundësi për karrierë - Ylber Gjocaj flet për rëndësinë e trajnimeve
2 min čitanja
Matching skills to jobs – msj

Pa kualifikim profesional, por me mundësi për karrierë - Ylber Gjocaj flet për rëndësinë e trajnimeve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mungesa e përvojës apo e një kualifikimi profesional nuk duhet të jetë arsye për të hequr dorë nga një drejtim i ri në karrierë. Në sektorë që po zhvillohen dhe po kërkojnë vazhdimisht staf të aftësuar, trajnimet profesionale mund të shërbejnë pikërisht si ura mes interesimit dhe punësimit.Duke folur për të rinjtë që ende nuk kanë përvojën apo përgatitjen e duhur, Ylber Gjocaj nga SHEHU Academy thekson se sektori i përpunimit të drurit në Kosovë po shënon rritje të konsiderueshme dhe bashkë me të po krijohen edhe mundësi të reja për aftësim dhe punësim.“Mesazhi ynë kishte me qenë për gjithë ata të cilët, për ndonjë arsye ose tjetrën, nuk kanë kualifikim profesional, që të informohen dhe të bëjnë një hap në karrierën e tyre.”Sipas tij, përvoja e viteve të fundit tregon se në trajnim mund të përfshihen kandidatë me prejardhje të ndryshme profesionale, pa qenë domosdoshmërisht të lidhur më herët me këtë sektor.“Të gjithë ata të cilët e kanë kry trajnimin tek ne, tani janë në aspekt ekonomik tejet të pavarur e stabil, me paga të cilat janë dinjitoze.”Mesazhi është i qartë: mungesa e një kualifikimi të mëparshëm nuk e përjashton mundësinë për të nisur një rrugë të re profesionale. Informimi, aftësimi praktik dhe gatishmëria për të bërë hapin e parë mund të hapin mundësi konkrete për punësim dhe zhvillim në karrierë.“Matching Skills to Jobs” është projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Swisscontact.Përmes bashkëpunimeve me kompani dhe organizata vendore, projekti mbështet iniciativa që afrojnë zhvillimin e aftësive me kërkesat e bizneseve dhe të tregut të punës. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mungesa e përvojës apo e një kualifikimi profesional nuk duhet të jetë arsye për të hequr dorë nga një drejtim i ri në karrierë. Në sektorë që po zhvillohen dhe po kërkojnë vazhdimisht staf të aftësuar, trajnimet profesionale mund të shërbejnë pikërisht si ura mes interesimit dhe punësimit.Duke folur për të rinjtë që ende nuk kanë përvojën apo përgatitjen e duhur, Ylber Gjocaj nga SHEHU Academy thekson se sektori i përpunimit të drurit në Kosovë po shënon rritje të konsiderueshme dhe bashkë me të po krijohen edhe mundësi të reja për aftësim dhe punësim.“Mesazhi ynë kishte me qenë për gjithë ata të cilët, për ndonjë arsye ose tjetrën, nuk kanë kualifikim profesional, që të informohen dhe të bëjnë një hap në karrierën e tyre.”Sipas tij, përvoja e viteve të fundit tregon se në trajnim mund të përfshihen kandidatë me prejardhje të ndryshme profesionale, pa qenë domosdoshmërisht të lidhur më herët me këtë sektor.“Të gjithë ata të cilët e kanë kry trajnimin tek ne, tani janë në aspekt ekonomik tejet të pavarur e stabil, me paga të cilat janë dinjitoze.”Mesazhi është i qartë: mungesa e një kualifikimi të mëparshëm nuk e përjashton mundësinë për të nisur një rrugë të re profesionale. Informimi, aftësimi praktik dhe gatishmëria për të bërë hapin e parë mund të hapin mundësi konkrete për punësim dhe zhvillim në karrierë.“Matching Skills to Jobs” është projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Swisscontact.Përmes bashkëpunimeve me kompani dhe organizata vendore, projekti mbështet iniciativa që afrojnë zhvillimin e aftësive me kërkesat e bizneseve dhe të tregut të punës. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…