PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Zgjedhjet në serbiSi e mundën studentët Vuçiqin pa luajtur sipas rregullave të tij
2 min čitanja
Zgjedhjet në serbi

Si e mundën studentët Vuçiqin pa luajtur sipas rregullave të tij

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dushan PavloviqNë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara dje në Serbi, Lista Studentore, një lëvizje politike e iniciuar nga studentët universitarë në dhjetor 2024, mundi Partinë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiqit me rezultatin 51 për qind kundrejt 39 për qind. Rezultati përbën një enigmë për t’u analizuar. Pushtetari në detyrë kishte në dispozicion të gjitha instrumentet tradicionale për të mbijetuar politikisht: financat publike, institucionet shtetërore, një aparat patronazhi të shtrirë në të gjithë vendin dhe katërmbëdhjetë vjet pushtet të konsoliduar. Studentët nuk kishin as burime financiare, as rrjete klienteliste, as udhëheqës dhe as përvojë të mëparshme zgjedhore. E megjithatë, ata e mundën regjimin pa përvetësuar metodat e tij. Këtë rezultat e shpjegoj në pesë pika.1. Akumulimi i pakënaqësisëFitorja e studentëve nuk erdhi nga hiçi. Ata trashëguan më shumë se një dekadë pakënaqësie në rritje ndaj Vuçiqit, e cila ishte shfaqur vazhdimisht përmes protestave publike, por nuk kishte prodhuar asnjëherë ndryshim politik. Vuçiqi erdhi në pushtet në vitin 2012, duke mobilizuar pakënaqësinë e përhapur ndaj reformave të tranzicionit postkomunist të ndërmarra gjatë viteve 2001-2012. Me kalimin e kohës, kjo pakënaqësi u kthye në drejtim të kundërt. Deri në vitin 2016, ish-pushtetarët, tashmë në opozitë, kishin humbur besueshmërinë, duke i shtyrë votuesit të kërkonin alternativa dhe aktorë të rinj politikë.Kjo dinamikë prodhoi një varg aktorësh të rinj politikë, tërheqja elektorale e të cilëve u venit në mënyrë të vazhdueshme. Secili prej tyre ngjalli fillimisht shpresa për ndryshim politik, por këto shpresa u shuan, pasi disa prej të ardhurve të rinj e minuan vetë besueshmërinë e tyre, ndërsa të tjerët luftuan për të konkurruar në një mjedis politik gjithnjë e më të pabarabartë. Ndërkohë, Vuçiqi e kishte shndërruar demokracinë tashmë të dobët të Serbisë në një regjim hibrid me tipare gjithnjë e më autoritare. Kontrolli mbi institucionet shtetërore, buri

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dushan PavloviqNë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara dje në Serbi, Lista Studentore, një lëvizje politike e iniciuar nga studentët universitarë në dhjetor 2024, mundi Partinë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiqit me rezultatin 51 për qind kundrejt 39 për qind. Rezultati përbën një enigmë për t’u analizuar. Pushtetari në detyrë kishte në dispozicion të gjitha instrumentet tradicionale për të mbijetuar politikisht: financat publike, institucionet shtetërore, një aparat patronazhi të shtrirë në të gjithë vendin dhe katërmbëdhjetë vjet pushtet të konsoliduar. Studentët nuk kishin as burime financiare, as rrjete klienteliste, as udhëheqës dhe as përvojë të mëparshme zgjedhore. E megjithatë, ata e mundën regjimin pa përvetësuar metodat e tij. Këtë rezultat e shpjegoj në pesë pika.1. Akumulimi i pakënaqësisëFitorja e studentëve nuk erdhi nga hiçi. Ata trashëguan më shumë se një dekadë pakënaqësie në rritje ndaj Vuçiqit, e cila ishte shfaqur vazhdimisht përmes protestave publike, por nuk kishte prodhuar asnjëherë ndryshim politik. Vuçiqi erdhi në pushtet në vitin 2012, duke mobilizuar pakënaqësinë e përhapur ndaj reformave të tranzicionit postkomunist të ndërmarra gjatë viteve 2001-2012. Me kalimin e kohës, kjo pakënaqësi u kthye në drejtim të kundërt. Deri në vitin 2016, ish-pushtetarët, tashmë në opozitë, kishin humbur besueshmërinë, duke i shtyrë votuesit të kërkonin alternativa dhe aktorë të rinj politikë.Kjo dinamikë prodhoi një varg aktorësh të rinj politikë, tërheqja elektorale e të cilëve u venit në mënyrë të vazhdueshme. Secili prej tyre ngjalli fillimisht shpresa për ndryshim politik, por këto shpresa u shuan, pasi disa prej të ardhurve të rinj e minuan vetë besueshmërinë e tyre, ndërsa të tjerët luftuan për të konkurruar në një mjedis politik gjithnjë e më të pabarabartë. Ndërkohë, Vuçiqi e kishte shndërruar demokracinë tashmë të dobët të Serbisë në një regjim hibrid me tipare gjithnjë e më autoritare. Kontrolli mbi institucionet shtetërore, buri

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…