PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VrasjeMospërfillje e gjykatës, kërkohet paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
2 min čitanja
Vrasje

Mospërfillje e gjykatës, kërkohet paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm bën të ditur se ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026. Rasti që tronditi Pejën, zhvillimet pas vrasjes së Arlinda Zekajt - kërkohet llogari nga institucionet “Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës Arlinda Zekaj, duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.Tutje në njoftim thuhet se me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 393, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Seanca për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Pejë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm bën të ditur se ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026. Rasti që tronditi Pejën, zhvillimet pas vrasjes së Arlinda Zekajt - kërkohet llogari nga institucionet “Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës Arlinda Zekaj, duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.Tutje në njoftim thuhet se me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 393, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Seanca për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Pejë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…