PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
SerbiaKush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi
2 min čitanja
Serbia

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Lista Studentore, një grupim politik me 250 përfaqësues që sapo fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi, ka shmangur qëllimisht përcaktimin e një udhëheqësi. Ndërsa ende nuk dihet se kush do të jetë kryeministri i Serbisë, më poshtë janë disa nga personalitetet e njohura që përfaqësojnë këtë lëvizje.Dejan ShoshkiqDejan Shoshkiq është ekonomist dhe ka shërbyer si guvernator i Bankës Kombëtare të Serbisë nga viti 2010 deri më 2012. Ai është ndër të paktët anëtarë të listës me përvojë në poste të larta shtetërore. Që nga dorëheqja nga Banka Kombëtare, ai e ka denoncuar shpesh korrupsionin në vend, për të cilin ka thënë se është “shumë më i përhapur [në Serbi] sesa në vendet fqinje”. Shoshkiq, 59 vjeç, është zotuar se një qeveri e Listës Studentore do t’i largojë “kuadrot e këqija” nga postet shtetërore dhe do të nisë hetime për pronat në zotërim të zyrtarëve publikë. Ai është zotuar, gjithashtu, se lista do t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërsa vendimi përfundimtar për anëtarësim do të merrej përmes referendumit.Shoshkiq i ka kritikuar sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe ka kërkuar që Brukseli ta rishikojë qasjen ndaj Kremlinit.Ilija SrdanoviqIlija Srdanoviq është kardiolog dhe profesor në Universitetin e Novi Sadit. Ai është 56 vjeç dhe në shtator u emërua bartës i Listës Studentore.Srdanoviq nuk e ka përjashtuar mundësinë që të marrë postin e kryeministrit, por ka thënë se lista ka “më shumë se një kandidat për secilin post”. Sipas tij, grupimi politik do t’i japë përparësi luftës kundër “krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Ai i ka mbështetur pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe ka thënë se vendimin për anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në BE “do ta marrin qytetarët”.Dejan BodirogaDejan Bodiroga, ish-yll i basketbollit, aktualisht është president i Euroligës së Basketbollit, me seli në Spanjë.Mediat serbe e kanë cilësuar 53-vjeçarin si “emrin më të njohur” të listës, ndonëse qëndrimet e tij politike mbe

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Lista Studentore, një grupim politik me 250 përfaqësues që sapo fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi, ka shmangur qëllimisht përcaktimin e një udhëheqësi. Ndërsa ende nuk dihet se kush do të jetë kryeministri i Serbisë, më poshtë janë disa nga personalitetet e njohura që përfaqësojnë këtë lëvizje.Dejan ShoshkiqDejan Shoshkiq është ekonomist dhe ka shërbyer si guvernator i Bankës Kombëtare të Serbisë nga viti 2010 deri më 2012. Ai është ndër të paktët anëtarë të listës me përvojë në poste të larta shtetërore. Që nga dorëheqja nga Banka Kombëtare, ai e ka denoncuar shpesh korrupsionin në vend, për të cilin ka thënë se është “shumë më i përhapur [në Serbi] sesa në vendet fqinje”. Shoshkiq, 59 vjeç, është zotuar se një qeveri e Listës Studentore do t’i largojë “kuadrot e këqija” nga postet shtetërore dhe do të nisë hetime për pronat në zotërim të zyrtarëve publikë. Ai është zotuar, gjithashtu, se lista do t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërsa vendimi përfundimtar për anëtarësim do të merrej përmes referendumit.Shoshkiq i ka kritikuar sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe ka kërkuar që Brukseli ta rishikojë qasjen ndaj Kremlinit.Ilija SrdanoviqIlija Srdanoviq është kardiolog dhe profesor në Universitetin e Novi Sadit. Ai është 56 vjeç dhe në shtator u emërua bartës i Listës Studentore.Srdanoviq nuk e ka përjashtuar mundësinë që të marrë postin e kryeministrit, por ka thënë se lista ka “më shumë se një kandidat për secilin post”. Sipas tij, grupimi politik do t’i japë përparësi luftës kundër “krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Ai i ka mbështetur pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe ka thënë se vendimin për anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në BE “do ta marrin qytetarët”.Dejan BodirogaDejan Bodiroga, ish-yll i basketbollit, aktualisht është president i Euroligës së Basketbollit, me seli në Spanjë.Mediat serbe e kanë cilësuar 53-vjeçarin si “emrin më të njohur” të listës, ndonëse qëndrimet e tij politike mbe

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…