PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Friedrich merzMerz u bën thirrje investitorëve aziatikë, duke theksuar se Evropa mbetet një destinacion i sigurt
2 min čitanja
Friedrich merz

Merz u bën thirrje investitorëve aziatikë, duke theksuar se Evropa mbetet një destinacion i sigurt

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka theksuar se Evropa mbetet një vend i qëndrueshëm për investime, ndërsa të martën nisi një vizitë në tre vende të Azisë, me synimin për të zgjeruar lidhjet e Gjermanisë në rajon, përtej Kinës.Duke folur në Singapor – ndalesa e parë e një udhëtimi që përfshin gjithashtu Japoninë dhe Korenë e Jugut – Merz deklaroi se në Evropë "nuk ka pasiguri"."Nën qeverinë federale që unë drejtoj, mundësitë për investime do të përmirësohen vazhdimisht", tha ai pas bisedimeve me kryeministrin e Singaporit, Lawrence Wong."Ajo që mund të them është se has në një besim të madh te Gjermania dhe Evropa si destinacione për investime", shtoi Merz, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Mesazhi i tij optimist vjen në një kohë trazirash të reja në Berlin, ku një ministër kyç nga partneri i koalicionit dha dorëheqjen këtë muaj. Popullariteti i Merz-it ka rënë, ndërsa mbështetja për të djathtën ekstreme është rritur; ndërkohë, në Francë, protestat disajavore janë shoqëruar me plaçkitje të përhapura.Megjithatë, Wong theksoi se besimi te Gjermania dhe Evropa mbetet i fortë mes investitorëve nga Singapori, duke vënë në dukje se ata e shohin situatën në një perspektivë afatgjatë, e jo të lidhur vetëm me një cikël zgjedhor.Berlini po përpiqet të diversifikojë tregtinë dhe partneritetet e tij strategjike, mes shqetësimeve për besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe ngritjes së Kinës si rivale ekonomike. Kina mbetet partneri më i madh ekonomik i Gjermanisë në Azi, por gjithnjë e më shumë shihet si një konkurrente.Merz u shpreh se Singapori, Japonia dhe Koreja e Jugut ndajnë "interesa të përbashkëta" me Gjermaninë."Nëse i ndërmarrim këto përpjekje së bashku, atëherë pavarësia jonë nga vendet e tjera do të rritet ndjeshëm", tha ai, pa specifikuar se cilat vende kishte parasysh. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka theksuar se Evropa mbetet një vend i qëndrueshëm për investime, ndërsa të martën nisi një vizitë në tre vende të Azisë, me synimin për të zgjeruar lidhjet e Gjermanisë në rajon, përtej Kinës.Duke folur në Singapor – ndalesa e parë e një udhëtimi që përfshin gjithashtu Japoninë dhe Korenë e Jugut – Merz deklaroi se në Evropë "nuk ka pasiguri"."Nën qeverinë federale që unë drejtoj, mundësitë për investime do të përmirësohen vazhdimisht", tha ai pas bisedimeve me kryeministrin e Singaporit, Lawrence Wong."Ajo që mund të them është se has në një besim të madh te Gjermania dhe Evropa si destinacione për investime", shtoi Merz, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Mesazhi i tij optimist vjen në një kohë trazirash të reja në Berlin, ku një ministër kyç nga partneri i koalicionit dha dorëheqjen këtë muaj. Popullariteti i Merz-it ka rënë, ndërsa mbështetja për të djathtën ekstreme është rritur; ndërkohë, në Francë, protestat disajavore janë shoqëruar me plaçkitje të përhapura.Megjithatë, Wong theksoi se besimi te Gjermania dhe Evropa mbetet i fortë mes investitorëve nga Singapori, duke vënë në dukje se ata e shohin situatën në një perspektivë afatgjatë, e jo të lidhur vetëm me një cikël zgjedhor.Berlini po përpiqet të diversifikojë tregtinë dhe partneritetet e tij strategjike, mes shqetësimeve për besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe ngritjes së Kinës si rivale ekonomike. Kina mbetet partneri më i madh ekonomik i Gjermanisë në Azi, por gjithnjë e më shumë shihet si një konkurrente.Merz u shpreh se Singapori, Japonia dhe Koreja e Jugut ndajnë "interesa të përbashkëta" me Gjermaninë."Nëse i ndërmarrim këto përpjekje së bashku, atëherë pavarësia jonë nga vendet e tjera do të rritet ndjeshëm", tha ai, pa specifikuar se cilat vende kishte parasysh. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…