PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Real madridReal Madridi befason me reagimin pas triumfit të Kane në garën e Topit të Artë
2 min čitanja
Real madrid

Real Madridi befason me reagimin pas triumfit të Kane në garën e Topit të Artë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kanali zyrtar televiziv i Real Madridit ka reaguar pas triumfit të Harry Kane në garën për Topin e Artë, duke e vlerësuar si të merituar fitoren e sulmuesit anglez përpara Kylian Mbappes.Sulmuesi i Bayern Munichut u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, duke përfunduar përpara yllit francez të Real Madridit në votimin për çmimin prestigjioz.Ceremonia u transmetua drejtpërdrejt nga Real Madrid TV, ku u ndoq edhe momenti kur legjenda braziliane Ronaldo Nazario shpalli fituesin e çmimit.Pavarësisht se shpresat e tifozëve madrilenë ishin të lidhura me Mbappen, prezantuesi i kanalit zyrtar të klubit spanjoll e pranoi rezultatin dhe uroi Kane për triumfin. “Shpresat e tifozëve të Real Madridit, natyrisht, ishin te Kylian Mbappe. Epo, parashikimet dolën të sakta. Prandaj, urime lojtarit të Bayern Munichut! Urime reprezentuesit të Anglisë!”, deklaroi prezantuesi.Ai gjithashtu theksoi se Mbappe do të ketë sërish mundësi për ta fituar këtë çmim në të ardhmen, duke vlerësuar se Kane e meritonte triumfin.“Sa i përket Kylian Mbappes, momenti i tij do të vijë përsëri. Urime Harry Kane. Kylian Mbappe kishte argumente të forta për ta fituar çmimin, por triumfi i Kane është padyshim i merituar”, u shpreh ai. Drejtori i France Football zbulon prapaskenat: Ja sa pak i mungoi Mbappes për Topin e Artë Në fund, prezantuesi e cilësoi sulmuesin anglez si një futbollist të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar karrierën e tij.“Harry Kane është një lojtar fantastik me një karrierë të jashtëzakonshme”, përfundoi ai./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kanali zyrtar televiziv i Real Madridit ka reaguar pas triumfit të Harry Kane në garën për Topin e Artë, duke e vlerësuar si të merituar fitoren e sulmuesit anglez përpara Kylian Mbappes.Sulmuesi i Bayern Munichut u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, duke përfunduar përpara yllit francez të Real Madridit në votimin për çmimin prestigjioz.Ceremonia u transmetua drejtpërdrejt nga Real Madrid TV, ku u ndoq edhe momenti kur legjenda braziliane Ronaldo Nazario shpalli fituesin e çmimit.Pavarësisht se shpresat e tifozëve madrilenë ishin të lidhura me Mbappen, prezantuesi i kanalit zyrtar të klubit spanjoll e pranoi rezultatin dhe uroi Kane për triumfin. “Shpresat e tifozëve të Real Madridit, natyrisht, ishin te Kylian Mbappe. Epo, parashikimet dolën të sakta. Prandaj, urime lojtarit të Bayern Munichut! Urime reprezentuesit të Anglisë!”, deklaroi prezantuesi.Ai gjithashtu theksoi se Mbappe do të ketë sërish mundësi për ta fituar këtë çmim në të ardhmen, duke vlerësuar se Kane e meritonte triumfin.“Sa i përket Kylian Mbappes, momenti i tij do të vijë përsëri. Urime Harry Kane. Kylian Mbappe kishte argumente të forta për ta fituar çmimin, por triumfi i Kane është padyshim i merituar”, u shpreh ai. Drejtori i France Football zbulon prapaskenat: Ja sa pak i mungoi Mbappes për Topin e Artë Në fund, prezantuesi e cilësoi sulmuesin anglez si një futbollist të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar karrierën e tij.“Harry Kane është një lojtar fantastik me një karrierë të jashtëzakonshme”, përfundoi ai./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…