PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Harry kaneKane bën historinë me 'Topin e Artë', Bayerni feston një arritje që mungonte prej vitit 1981
2 min čitanja
Harry kane

Kane bën historinë me 'Topin e Artë', Bayerni feston një arritje që mungonte prej vitit 1981

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Harry Kane ka shkruar historinë me Bayern Munichun, duke u bërë futbollisti i parë i gjigantit bavarez pas 45 vitesh që fiton çmimin prestigjioz “Topi i Artë”.Sulmuesi anglez është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2026, duke marrë çmimin individual më të rëndësishëm në futboll, të ndarë nga revista franceze France Football. Me këtë triumf, Kane i ka dhënë fund një pritjeje të gjatë për Bayern Munichun, që nuk kishte pasur një fitues të Topit të Artë që nga viti 1981, kur legjenda gjermane Karl-Heinz Rummenigge u shpall më i miri në botë.Ky sukses e vendos 33-vjeçarin në mesin e emrave më të mëdhenj në historinë e klubit bavarez, i cili ndër vite ka pasur disa prej fituesve më të njohur të këtij çmimi prestigjioz. Ish-ylli i Real Madridit pretendon se fitimi i Topit të Artë nga Kane ishte i manipuluar Përveç Rummenigges, Topin e Artë si futbollistë të Bayern Munichut e kishin fituar edhe legjendari Gerd Muller në vitin 1970, si dhe Franz Beckenbauer në vitet 1972 dhe 1976.Triumfi i Kane përbën një moment historik si për karrierën e sulmuesit anglez, ashtu edhe për Bayern Munichun, që pas më shumë se katër dekadash rikthehet në majën e futbollit botëror sa i përket vlerësimit më prestigjioz individual. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Harry Kane ka shkruar historinë me Bayern Munichun, duke u bërë futbollisti i parë i gjigantit bavarez pas 45 vitesh që fiton çmimin prestigjioz “Topi i Artë”.Sulmuesi anglez është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2026, duke marrë çmimin individual më të rëndësishëm në futboll, të ndarë nga revista franceze France Football. Me këtë triumf, Kane i ka dhënë fund një pritjeje të gjatë për Bayern Munichun, që nuk kishte pasur një fitues të Topit të Artë që nga viti 1981, kur legjenda gjermane Karl-Heinz Rummenigge u shpall më i miri në botë.Ky sukses e vendos 33-vjeçarin në mesin e emrave më të mëdhenj në historinë e klubit bavarez, i cili ndër vite ka pasur disa prej fituesve më të njohur të këtij çmimi prestigjioz. Ish-ylli i Real Madridit pretendon se fitimi i Topit të Artë nga Kane ishte i manipuluar Përveç Rummenigges, Topin e Artë si futbollistë të Bayern Munichut e kishin fituar edhe legjendari Gerd Muller në vitin 1970, si dhe Franz Beckenbauer në vitet 1972 dhe 1976.Triumfi i Kane përbën një moment historik si për karrierën e sulmuesit anglez, ashtu edhe për Bayern Munichun, që pas më shumë se katër dekadash rikthehet në majën e futbollit botëror sa i përket vlerësimit më prestigjioz individual. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…