PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Jay zJay-Z do të performojë në Super Bowl 2027
2 min čitanja
Jay z

Jay-Z do të performojë në Super Bowl 2027

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Reperi amerikan, Jay-Z, do të performojë në Super Bowl 2027, i cili do të mbahet më 14 shkurt në stadiumin SoFi, në Inglewood të Kalifornisë, pranë Los Angelesit. Lajmi është bërë i ditur nga NFL-ja, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e artistit.“Sekreti u zbulua”, ka shkruar Apple Music në rrjetin social X, duke iu referuar Jay-Z-së si një prej artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. View this post on Instagram A post shared by Apple Music (@applemusic) Vetë reperi e ka përshkruar këtë si një rrugëtim të veçantë, duke kujtuar fillimet e karrierës së tij muzikore dhe suksesin që e ka shoqëruar ndër vite.“Që nga ‘Reasonable Doubt’ deri te performanca në skenën e Super Bowl-it, ky ka qenë një rrugëtim i vërtetë”, ka deklaruar Jay-Z në një komunikatë.Komisioneri i NFL-së, Roger Goodell, ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë të ligës me Jay-Z-në dhe kompaninë e tij Roc Nation gjatë viteve të fundit, duke vlerësuar ndikimin e artistit në zhvillimin e spektakleve muzikore të organizuara nga liga.Roc Nation bashkëpunon me NFL-në që nga viti 2019, duke këshilluar organizatorët dhe duke ndihmuar në prodhimin e programeve argëtuese. Përmes këtij partneriteti, Jay-Z ka pasur rol në përzgjedhjen e artistëve që janë ngjitur në skenën e Super Bowl-it mes tyre Shakira, Jennifer Lopez, The Weeknd, Kendrick Lamar dhe Bad Bunny.Një detaj interesant është se, kur nisi bashkëpunimi me NFL-në, Jay-Z i kishte thënë Goodell-it se mund ta përfundonin menjëherë bisedën nëse qëllimi ishte që ai vetë të performonte në Super Bowl. Shtatë vjet më vonë, reperi do të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje, duke shënuar një tjetër kapitull në karrierën e tij.Njoftimi vjen vetëm pak ditë pasi Jay-Z përfundoi turneun 'JAY-Z30 pikërisht në stadiumin SoFi'. Roc Nation do të jetë producent ekzekutiv i spektaklit, teksa regjinë do ta realizojë Hamish Hamilton. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Reperi amerikan, Jay-Z, do të performojë në Super Bowl 2027, i cili do të mbahet më 14 shkurt në stadiumin SoFi, në Inglewood të Kalifornisë, pranë Los Angelesit. Lajmi është bërë i ditur nga NFL-ja, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e artistit.“Sekreti u zbulua”, ka shkruar Apple Music në rrjetin social X, duke iu referuar Jay-Z-së si një prej artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. View this post on Instagram A post shared by Apple Music (@applemusic) Vetë reperi e ka përshkruar këtë si një rrugëtim të veçantë, duke kujtuar fillimet e karrierës së tij muzikore dhe suksesin që e ka shoqëruar ndër vite.“Që nga ‘Reasonable Doubt’ deri te performanca në skenën e Super Bowl-it, ky ka qenë një rrugëtim i vërtetë”, ka deklaruar Jay-Z në një komunikatë.Komisioneri i NFL-së, Roger Goodell, ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë të ligës me Jay-Z-në dhe kompaninë e tij Roc Nation gjatë viteve të fundit, duke vlerësuar ndikimin e artistit në zhvillimin e spektakleve muzikore të organizuara nga liga.Roc Nation bashkëpunon me NFL-në që nga viti 2019, duke këshilluar organizatorët dhe duke ndihmuar në prodhimin e programeve argëtuese. Përmes këtij partneriteti, Jay-Z ka pasur rol në përzgjedhjen e artistëve që janë ngjitur në skenën e Super Bowl-it mes tyre Shakira, Jennifer Lopez, The Weeknd, Kendrick Lamar dhe Bad Bunny.Një detaj interesant është se, kur nisi bashkëpunimi me NFL-në, Jay-Z i kishte thënë Goodell-it se mund ta përfundonin menjëherë bisedën nëse qëllimi ishte që ai vetë të performonte në Super Bowl. Shtatë vjet më vonë, reperi do të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje, duke shënuar një tjetër kapitull në karrierën e tij.Njoftimi vjen vetëm pak ditë pasi Jay-Z përfundoi turneun 'JAY-Z30 pikërisht në stadiumin SoFi'. Roc Nation do të jetë producent ekzekutiv i spektaklit, teksa regjinë do ta realizojë Hamish Hamilton. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…