OkbKomisioni i OKB-së akuzon Izraelin për vazhdimin e gjenocidit në Gaza edhe pas armëpushimit
2 min čitanja
Okb
Komisioni i OKB-së akuzon Izraelin për vazhdimin e gjenocidit në Gaza edhe pas armëpushimit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një komision hetimor i Kombeve të Bashkuara ka akuzuar Izraelin se ka vazhduar të kryejë gjenocid në Gaza, pavarësisht armëpushimit të arritur në tetor të vitit 2025.Në raportin e publikuar të hënën, komisioni thotë se sulmet ajrore, bombardimet me artileri, përdorimi i dronëve dhe të shtënat me armë kanë vazhduar, ndërsa municione të rënda dhe të padrejtuara janë përdorur në zona të banuara, transmeton Telegrafi.Sipas raportit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, janë vrarë 1,431 persona, përfshirë të paktën 300 fëmijë dhe 130 gra. Komisioni pretendon se veprimet e autoriteteve izraelite synojnë të shkatërrojnë, tërësisht ose pjesërisht, palestinezët në Gaza.Raporti akuzon gjithashtu ushtarët dhe rojet izraelite në burgje për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Bregun Perëndimor, përfshirë shfarosjen, torturën, përdhunimin, forma të tjera të dhunës seksuale dhe persekutimin e civilëve.Komisioni, i cili u krijua në vitin 2021 dhe përbëhet nga tre anëtarë, thekson se situata në Bregun Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm që nga 7 tetori 2023. Sipas raportit, Izraeli po zbaton në këtë territor atë që komisioni e përshkruan si “strategjinë e shkatërrimit total” të përdorur në Gaza.Raporti pretendon se civilët palestinezë po shënjestrohen qëllimisht për shkak të racës, përkatësisë etnike, gjinisë dhe moshës. Sipas të dhënave të paraqitura nga komisioni, gjashtë persona u vranë nga sulmet ajrore në Bregun Perëndimor gjatë periudhës 2008–2023, ndërsa më shumë se 250 persona u vranë nga tetori 2023 deri më 30 shtator 2026.Në të njëjtën periudhë trevjeçare, forcat izraelite kanë vrarë gjithsej 1,080 palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor, dhe kanë plagosur afro 11 mijë të tjerë, thuhet në raport. Komisioni ka dokumentuar gjashtë raste konkrete dhe pretendon se viktimat ishin të paarmatosura, nuk përbënin kërcënim dhe u vranë pa paralajmërim.Dokumenti ngre gjithashtu akuza për përdorim
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.