FjalaDictionary.com shpall fjalën e vitit 2026: “Maxxing”, pasqyra e një shoqërie të fiksuar pas optimizimit
2 min čitanja
Fjala
Dictionary.com shpall fjalën e vitit 2026: “Maxxing”, pasqyra e një shoqërie të fiksuar pas optimizimit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Fjala “Maxxing”, një term i përhapur në zhargonin e internetit dhe në rrjetet sociale, është shpallur “Fjala e Vitit 2026” nga Dictionary.com.E shkurtuar nga fjala angleze “maximizing”, ajo përdoret për të përshkruar përpjekjen për të bërë diçka në nivelin maksimal ose për ta optimizuar sa më shumë. Termi mund të përdoret i vetëm ose t’i shtohet një fjale tjetër për të treguar se diçka po bëhet në shkallën më të lartë të mundshme, transmeton Telegrafi.Dictionary.com, i cili vitin e kaluar kishte zgjedhur shprehjen “6-7”, kësaj radhe ka përzgjedhur një tjetër term të popullarizuar nga brezat Gen Z dhe Gen Alpha. Origjina e tij lidhet me shprehjen “maxing out a credit card”, që nënkupton tejkalimin e kufirit të kredisë, si dhe me kulturën e videolojërave.Termi u përhap veçanërisht gjatë viteve 2010 në komunitetet e njohura si “manosphere” dhe në nënkulturat incel, përmes shprehjes “looksmaxxing”. Kjo e fundit përshkruan përpjekjet për të maksimizuar tërheqjen fizike përmes ushtrimeve, kujdesit personal dhe ndryshimeve në pamje. Në fillimet e saj, shprehja përdorej shpesh në diskutime rreth refuzimit romantik dhe marrëdhënieve të dështuara.Popullariteti i termit u rrit më tej me përhapjen e ndikuesve kontroversë të “manosphere”, përfshirë transmetuesin e drejtpërdrejtë Braden Peters, i njohur si Clavicular, i cili promovon një përkushtim ekstrem ndaj pamjes mashkullore. Ai është akuzuar për sulm seksual ndaj një të reje në vitin 2025 dhe javën e kaluar u deklarua i pafajshëm për akuzën.Megjithatë, përdoruesit e rrjeteve sociale janë përpjekur ta shkëpusin fjalën “maxxing” nga reputacioni i saj fillestar dhe lidhjet me maskulinitetin agresiv. Termi është përvetësuar nga të rinjtë për të përshkruar një gamë shumë më të gjerë aktivitetesh, ndërsa kërkimet për të në internet shënuan rritje të madhe në gusht.Steve Johnson, drejtor i leksikografisë në Dictionary Media Group të kompanisë IXL Learning, tha se “maxxing” pasqyron një kulturë gjithnjë e më të përqendruar te përpj
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.