MicrosoftMicrosoft ofron largime vullnetare për rreth 60 mijë punonjës për të ulur kostot
2 min čitanja
Microsoft
Microsoft ofron largime vullnetare për rreth 60 mijë punonjës për të ulur kostot
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Microsoft ka nisur një program të largimit vullnetar për rreth 60 mijë punonjës, në një përpjekje për të frenuar kostot dhe për të financuar investimet e mëdha në inteligjencën artificiale. Oferta përfshin më shumë se një të katërtën e fuqisë punëtore globale të kompanisë, e cila po shpenzon shuma të mëdha për qendra të të dhënave dhe çipa të avancuar për zhvillimin e AI-së.Sipas një burimi të njohur me çështjen, i cili foli për Reuters në kushte anonimiteti, programi do të jetë i hapur për punonjës të disa njësive, përfshirë ekipet që merren me përvojat e inteligjencës artificiale, Copilot, financat, burimet njerëzore, Xbox dhe Windows + Devices. Ndërkaq, sektorë si marketingu, biznesi komercial dhe siguria nuk do të përfshihen në këtë ofertë.Drejtoresha për personelin në Microsoft, Amy Coleman, tha në një memo drejtuar stafit se programi u jep punonjësve që po mendojnë për një të ardhme jashtë kompanisë mundësinë ta bëjnë këtë kalim me mbështetjen e saj. Sipas saj, oferta u krijon gjithashtu organizatave pjesëmarrëse një mënyrë shtesë për ta përshtatur fuqinë punëtore me nevojat që po ndryshojnë.Microsoft kishte gjithsej 223 mijë punonjës me orar të plotë në mbarë botën më 30 qershor 2026, sipas raportit vjetor të kompanisë. Programi i ri do të jetë i kufizuar në kohë dhe vullnetar, ndërsa do të zbatohet për punonjësit e kualifikuar në ekipet pjesëmarrëse në Kanada, Indi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, në nivelin 70 dhe më poshtë.Kompania tha se programi mbështetet në përvojën e fituar nga një skemë e mëparshme e pensionimit vullnetar. Punonjësit që plotësojnë kushtet pritet të marrin detajet e ofertës brenda disa orësh nga njoftimi, transmeton Telegrafi.Gjigantët e teknologjisë po investojnë qindra miliarda dollarë në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, ndërsa investitorët po kërkojnë prova se këto shpenzime do të sjellin kthime të mjaftueshme. Microsoft ka parashikuar shpenzime kapitale prej 175 miliardë dollarësh për vitin kalendarik 20
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.