OrgazmaGratë dhe burrat nuk e përjetojnë njësoj kënaqësinë seksuale: Studimi zbulon një dallim të rëndësishëm
2 min čitanja
Orgazma
Gratë dhe burrat nuk e përjetojnë njësoj kënaqësinë seksuale: Studimi zbulon një dallim të rëndësishëm
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Hulumtimi nxjerr në pah rolin e orgazmës në kënaqësinë e grave, por edhe diçka tjetër që mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e marrëdhënieve intimeNjë studim i ri italian ka zbuluar se kënaqësia seksuale e grave lidhet më ngushtë me shpeshtësinë e përjetimit të orgazmës sesa te burrat. Megjithatë, përvoja intime nuk përcaktohet vetëm nga kënaqësia fizike, por edhe nga cilësia e marrëdhënies, afërsia emocionale dhe komunikimi me partnerin.Hulumtimi, i realizuar nga studiues italianë, përfshirë Universitetin e Torinos, përfshiu 579 persona heteroseksualë, të moshës 18 deri në 60 vjeç, të cilët ishin në marrëdhënie të qëndrueshme.Rezultatet, të publikuara në revistën shkencore Sexuality & Culture, treguan se burrat përjetonin orgazmë më shpesh, por te gratë shpeshtësia e saj kishte lidhje më të fortë me kënaqësinë e përgjithshme seksuale. Pse orgazma lidhet më shumë me kënaqësinë e grave?Sipas studiuesve, te të dyja gjinitë, shpeshtësia e orgazmës lidhej me zgjimin më të lehtë seksual, dëshirën më të madhe për intimitet dhe përvoja më të larmishme seksuale.Megjithatë, dallimet më të theksuara u vërejtën në mënyrën se si orgazma lidhej me kënaqësinë.Gratë që përjetonin orgazmë më shpesh raportonin gjithashtu kënaqësi më të madhe nga marrëdhëniet intime, afërsi më të fortë emocionale dhe marrëdhënie më të mira me partnerin.Te burrat, këto lidhje ishin më të dobëta, ndërsa shpeshtësia e orgazmës lidhej më shumë me larmishmërinë e përvojave seksuale. Komunikimi dhe afërsia emocionale kanë rëndësi të veçantëStudiuesit vunë re se gratë që komunikonin më hapur me partnerin për dëshirat dhe fantazitë seksuale, si dhe ato që përjetonin më shpesh stimulim oral, raportonin edhe orgazma më të shpeshta.Këto rezultate nxjerrin në pah rëndësinë e njohjes së dëshirave të partnerit, mirëkuptimit dhe komunikimit të ndërsjellë.Në vend që partnerët të supozojnë se çfarë i pëlqen tjetrit, biseda e hapur për nevojat dhe preferencat mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës intim
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.