Vrasja e graveTetë gra të vrara në Kosovë gjatë vitit 2026
2 min čitanja
Vrasja e grave
Tetë gra të vrara në Kosovë gjatë vitit 2026
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kosova vazhdon të përballet me raste të rënda të vrasjeve të grave, të cilat kanë ngritur alarmin për mbrojtjen e viktimave.Pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme të krerëve institucionalë për luftimin e dhunës në familje, disa prej këtyre rasteve kanë nxitur reagime të shumta, veçanërisht për shkak të dyshimeve për mungesë të veprimeve institucionale dhe dështim në ofrimin e mbrojtjes së nevojshme.Me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor, numri i grave të vrara nga familjarët gjatë këtij viti në Kosovë ka arritur në tetë.Viktimat kishin histori të ndryshme, por rastet e tyre dëshmojnë përmasat e dhunës brenda familjes. Në mesin e tyre ishte një nënë rreth 60-vjeçare, një 25-vjeçare shtatzënë dhe një grua që vetëm tri ditë para se të vritej kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet.Janar – DragashViti nisi me një rast të rëndë në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua rreth 60-vjeçare u gjet e vdekur.Sipas informatave fillestare të Policisë, dyshohej se ajo ishte privuar nga jeta nga djali i saj, rreth 30-vjeçar.Mars – PodujevëNjë tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Majac të Podujevës, ku humbën jetën dy gra dhe një burrë. Sipas Policisë, Ardita Gashi dyshohej se kishte qëlluar me armë zjarri Ilaz Brahimin, 45-vjeçar, i cili vdiq në vendin e ngjarjes. Më pas, ajo dyshohej se kishte marrë peng dhe plagosur Miradije Gashin.Miradije Gashi vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e plagëve të marra. Edhe e dyshuara ndërroi jetë në spital, pasi ishte vetëplagosur.Gusht – MalishevëJetlira Foniqi Bytyqi, 25-vjeçare dhe shtatzënë, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Kërvasari të Malishevës. Jetlira Foniqi BytyqiAjo dyshohej se ishte qëlluar nga bashkëshorti i saj, Egzon Foniqi, 26-vjeçar, i cili po ashtu kishte pësuar plagë nga arma e zjarrit.Jetlira nuk arriti t'u mbijetonte plagëve, ndërsa bashkëshorti i saj ndërroi jetë më vonë, pas trajtimit mjekësor.Gusht – PrizrenNjë tjetër rast i rë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.