Mark carneySHBA-ja dhe Kanadaja negociojnë marrëveshje për uljen e tarifave ndaj çelikut dhe automjeteve
2 min čitanja
Mark carney
SHBA-ja dhe Kanadaja negociojnë marrëveshje për uljen e tarifave ndaj çelikut dhe automjeteve
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja po negociojnë një marrëveshje për të lehtësuar tarifat amerikane ndaj çelikut dhe automjeteve kanadeze, në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, të cilat u përkeqësuan pas dështimit të bisedimeve në gusht.Sipas burimeve amerikane dhe kanadeze të cituara nga Reuters, një marrëveshje e mundshme mund të arrihet përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të planifikuara për 3 nëntor, transmeton Telegrafi.Negociatat përqendrohen te tarifat e vendosura në bazë të nenit 232 të ligjit amerikan për tregtinë, i cili lejon kufizime të importeve për arsye të sigurisë kombëtare. Masat përfshijnë tarifa deri në 50% për çelikun kanadez dhe 25% për automjetet. Palët po diskutojnë mundësinë e lehtësimit të këtyre detyrimeve, megjithëse burimet amerikane thonë se administrata e presidentit Donald Trump kërkon lëshime të mëtejshme nga Otava.Sipas një burimi kanadez të informuar për negociatat, një marrëveshje për çelikun dhe automjetet mund të arrihet përpara zgjedhjeve. Megjithatë, një burim nga industria kanadeze paralajmëroi se, nëse arrihet një marrëveshje, ajo mund të jetë e kufizuar dhe jo një zgjidhje e gjerë për të gjitha mosmarrëveshjet tregtare.Tarifat janë kthyer gjithashtu në një çështje politike për Trumpin, i cili po përballet me nivele të ulëta të mbështetjes publike, ndërsa republikanët rrezikojnë të humbasin kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e ardhshme. Kandidatë republikanë në shtetet kufitare me Kanadanë kanë kërkuar përfundimin e luftës tregtare, duke argumentuar se tarifat ndaj importeve kanadeze po dëmtojnë ekonomitë lokale dhe bizneset.Negociatat për tarifat e nenit 232 po zhvillohen kryesisht nën drejtimin e sekretarit amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, pasi kjo çështje administrohet nga Departamenti i Tregtisë dhe jo drejtpërdrejt nga Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së. Lutnick dhe ministri kanadez përgjegjës për tregtinë me SHBA-në, Dominic LeBlanc, kanë qenë në kontakt të rregullt gjatë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.