PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Sistemi shëndetësorZvicra propozon gjashtë masa të reja për frenimin e kostove të shëndetësisë
2 min čitanja
Sistemi shëndetësor

Zvicra propozon gjashtë masa të reja për frenimin e kostove të shëndetësisë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Siguruesit shëndetësorë, spitalet dhe autoritetet zvicerane kanë rënë dakord për gjashtë masa të reja që synojnë frenimin e kostove të kujdesit shëndetësor, të cilat pritet të zbatohen deri në vitin 2027.Vendimi u bë i ditur të hënën nga ministrja zvicerane e Shëndetësisë, Elisabeth Baume-Schneider, pas takimit të pestë të tryezës së rrumbullakët, të mbajtur në Bernë.Nisma synon të përballet me rritjen e vazhdueshme të shpenzimeve shëndetësore, në një kohë kur qytetarët zviceranë po përballen edhe me rritjen e primeve të sigurimit shëndetësor, raporton Swissinfo.Gjashtë masa për uljen e shpenzimeveMasat e reja përfshijnë rritjen e transparencës së çmimeve të pajisjeve mjekësore dhe nxitjen e trajtimit ambulator, i cili zakonisht është më pak i kushtueshëm sesa trajtimi me qëndrim në spital.Po ashtu, dy organizata do të vlerësojnë tarifat e shërbimeve ambulatore në shkallë të gjerë dhe përgjatë një periudhe të caktuar. Kjo do t’u mundësojë kantoneve të monitorojnë ndryshimet e çmimeve gjatë kalimit nga trajtimi spitalor në atë ambulator.Ministrja Baume-Schneider i cilësoi këto masa si pragmatike, duke theksuar se ato nuk rrezikojnë sigurinë e pacientëve apo cilësinë e shërbimeve shëndetësore.Sipas Departamentit Federal të Punëve të Brendshme, masat e tjera përfshijnë lehtësimin e ngarkesës në repartet e urgjencës, zhvillimin e programeve të kujdesit për personat me sëmundje kronike, koordinimin e furnizimit me barna për shtëpitë e të moshuarve dhe nxitjen e trajtimeve që mund të kryhen në shtëpi, transmeton Telegrafi.Kursimet ende nuk janë përcaktuarPjesëmarrësit e takimit janë pajtuar që të gjashtë masat të zbatohen deri në vitin 2027. Disa prej tyre përfshijnë edhe propozime të paraqitura nga qytetarët përmes një platforme elektronike.Megjithatë, ndikimi financiar i masave të reja ende nuk është llogaritur. Përfaqësuesja e kantonit Jura ka vlerësuar se, nëse zbatohen me sukses, ato mund të sjellin kursime më të mëdha sesa ato që ishin parashikuar nga paketa e parë.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Siguruesit shëndetësorë, spitalet dhe autoritetet zvicerane kanë rënë dakord për gjashtë masa të reja që synojnë frenimin e kostove të kujdesit shëndetësor, të cilat pritet të zbatohen deri në vitin 2027.Vendimi u bë i ditur të hënën nga ministrja zvicerane e Shëndetësisë, Elisabeth Baume-Schneider, pas takimit të pestë të tryezës së rrumbullakët, të mbajtur në Bernë.Nisma synon të përballet me rritjen e vazhdueshme të shpenzimeve shëndetësore, në një kohë kur qytetarët zviceranë po përballen edhe me rritjen e primeve të sigurimit shëndetësor, raporton Swissinfo.Gjashtë masa për uljen e shpenzimeveMasat e reja përfshijnë rritjen e transparencës së çmimeve të pajisjeve mjekësore dhe nxitjen e trajtimit ambulator, i cili zakonisht është më pak i kushtueshëm sesa trajtimi me qëndrim në spital.Po ashtu, dy organizata do të vlerësojnë tarifat e shërbimeve ambulatore në shkallë të gjerë dhe përgjatë një periudhe të caktuar. Kjo do t’u mundësojë kantoneve të monitorojnë ndryshimet e çmimeve gjatë kalimit nga trajtimi spitalor në atë ambulator.Ministrja Baume-Schneider i cilësoi këto masa si pragmatike, duke theksuar se ato nuk rrezikojnë sigurinë e pacientëve apo cilësinë e shërbimeve shëndetësore.Sipas Departamentit Federal të Punëve të Brendshme, masat e tjera përfshijnë lehtësimin e ngarkesës në repartet e urgjencës, zhvillimin e programeve të kujdesit për personat me sëmundje kronike, koordinimin e furnizimit me barna për shtëpitë e të moshuarve dhe nxitjen e trajtimeve që mund të kryhen në shtëpi, transmeton Telegrafi.Kursimet ende nuk janë përcaktuarPjesëmarrësit e takimit janë pajtuar që të gjashtë masat të zbatohen deri në vitin 2027. Disa prej tyre përfshijnë edhe propozime të paraqitura nga qytetarët përmes një platforme elektronike.Megjithatë, ndikimi financiar i masave të reja ende nuk është llogaritur. Përfaqësuesja e kantonit Jura ka vlerësuar se, nëse zbatohen me sukses, ato mund të sjellin kursime më të mëdha sesa ato që ishin parashikuar nga paketa e parë.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…