Lufta në ukrainëZelensky kishte refuzuar një plan sekret paqeje në vitin 2023 që parashikonte njohjen e kontrollit rus mbi Krimenë dhe pjesë të Donbasit
2 min čitanja
Lufta në ukrainë
Zelensky kishte refuzuar një plan sekret paqeje në vitin 2023 që parashikonte njohjen e kontrollit rus mbi Krimenë dhe pjesë të Donbasit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, refuzoi në fillim të vitit 2023 një plan jozyrtar paqeje që parashikonte që Ukraina të pranonte kontrollin rus mbi Krimenë, një pjesë të Donbasit dhe një korridor tokësor drejt gadishullit.Plani u bë publik nga gazeta Financial Times më 24 tetor, duke u bazuar në një hetim dhe dëshmi të personave të përfshirë në këtë iniciativë. Propozimi nuk ishte marrëveshje zyrtare e qeverive të SHBA-së, Ukrainës apo Rusisë dhe përpjekja për të arritur një marrëveshje përfundoi në shkurt të vitit 2023.Sipas raportimit, plani parashikonte tërheqjen e trupave ruse nga pjesa më e madhe e territoreve të pushtuara që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë, transmeton Telegrafi. Në këmbim, Kievi do të duhej të pranonte që Rusia të mbante kontrollin mbi Krimenë dhe pjesën e Donbasit që kishte nën kontroll para shkurtit të vitit 2022. Një tjetër kusht ishte garantimi i një korridori të lirë tokësor rus drejt Krimesë.Ukrainës i ofroheshin garanci sigurie nga shtetet anëtare të NATO-s, me synimin për të mbështetur një armëpushim të ardhshëm dhe për të parandaluar rifillimin e luftimeve. Megjithatë, këto garanci nuk do të nënkuptonin anëtarësimin automatik të Ukrainës në Aleancë. Plani parashikonte gjithashtu negociata të veçanta me Shtetet e Bashkuara për çështjet e sigurisë së Rusisë.Kontaktet për këtë iniciativë kishin nisur që në vitin 2022, kur në Perëndim ekzistonin shqetësime se Moska mund të përdorte armë bërthamore taktike. Avokati amerikan Richard Conn dhe bankieri i investimeve Bob Foresman fillimisht synuan të ulnin rrezikun e përshkallëzimit të luftës, por më pas nisën të hartonin propozime për t’i dhënë fund konfliktit.Në përpjekje u përfshi edhe Matthias Warnig, ish-oficer i inteligjencës së Gjermanisë Lindore, biznesmen dhe njohës prej kohësh i presidentit rus Vladimir Putin. Warnig kishte drejtuar më parë kompaninë Nord Stream 2 AG. Për të krijuar një kanal komunikimi me udhëheqjen ukrainase, grupi angazhoi producentin e filmave O
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.