PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiKuvendi miraton rezolutën që parasheh hetimin parlamentar të vrasjes së Arlinda Zekajt
2 min čitanja
Vijesti

Kuvendi miraton rezolutën që parasheh hetimin parlamentar të vrasjes së Arlinda Zekajt

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për një rezolutë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, përmes së cilës parashihet themelimi i një komisioni parlamentar që do të merret me hetimin e këtij rasti.Themelimi i komisionit parlamentar përbën pikën e parë të rezolutës, e cila përfshin edhe një sërë masash që synojnë parandalimin e dhunës dhe ofrimin e mbështetjes për familjet që përballen me vështirësi.Në kuadër të rezolutës parashihet krijimi i një linje këshillimi falas për çiftet dhe familjet, si dhe sigurimi i shërbimeve të specializuara për parandalimin e sjelljeve të dhunshme dhe përsëritjes së tyre.Po ashtu, rezoluta parasheh ofrimin e këshillimit psikologjik dhe edukimit për parandalimin e dhunës që në adoleshencën e hershme.Megjithatë, jo të gjithë deputetët morën pjesë në votimin e kësaj rezolute, gjë që nxiti reagimin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.Ajo kritikoi deputetët që, sipas saj, kishin ngritur akuza gjatë diskutimeve, por nuk kishin qëndruar në sallë për të votuar.“Të vijnë këtu e të hedhin akuza e mos me qëndru në sallë për të votuar, kjo për mua nuk ka asnjë kuptim. Gjithsesi secili deputet le ta ketë përgjegjësinë e vetë”, deklaroi Haxhiu.Rezoluta u miratua me 67 vota për, ndërsa masat e parapara në të synojnë forcimin e mekanizmave institucionalë për parandalimin e dhunës dhe mbështetjen e familjeve./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për një rezolutë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, përmes së cilës parashihet themelimi i një komisioni parlamentar që do të merret me hetimin e këtij rasti.Themelimi i komisionit parlamentar përbën pikën e parë të rezolutës, e cila përfshin edhe një sërë masash që synojnë parandalimin e dhunës dhe ofrimin e mbështetjes për familjet që përballen me vështirësi.Në kuadër të rezolutës parashihet krijimi i një linje këshillimi falas për çiftet dhe familjet, si dhe sigurimi i shërbimeve të specializuara për parandalimin e sjelljeve të dhunshme dhe përsëritjes së tyre.Po ashtu, rezoluta parasheh ofrimin e këshillimit psikologjik dhe edukimit për parandalimin e dhunës që në adoleshencën e hershme.Megjithatë, jo të gjithë deputetët morën pjesë në votimin e kësaj rezolute, gjë që nxiti reagimin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.Ajo kritikoi deputetët që, sipas saj, kishin ngritur akuza gjatë diskutimeve, por nuk kishin qëndruar në sallë për të votuar.“Të vijnë këtu e të hedhin akuza e mos me qëndru në sallë për të votuar, kjo për mua nuk ka asnjë kuptim. Gjithsesi secili deputet le ta ketë përgjegjësinë e vetë”, deklaroi Haxhiu.Rezoluta u miratua me 67 vota për, ndërsa masat e parapara në të synojnë forcimin e mekanizmave institucionalë për parandalimin e dhunës dhe mbështetjen e familjeve./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…