Bashkimi evropianBE-ja synon t’i japë Frontex-it kompetenca të reja për deportimin e migrantëve jashtë Evropës
2 min čitanja
Bashkimi evropian
BE-ja synon t’i japë Frontex-it kompetenca të reja për deportimin e migrantëve jashtë Evropës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Bashkimi Evropian po përgatit zgjerimin e kompetencave të agjencisë kufitare Frontex, duke i mundësuar asaj të ndihmojë në kthimin dhe deportimin e migrantëve të parregullt nga një vend jashtë BE-së në një tjetër.Reforma e re synon ta shtrijë politikën evropiane të migracionit përtej kufijve të bllokut dhe pritet të shkaktojë reagime nga organizatat për të drejtat e njeriut, transmeton Telegrafi.Sipas disa zyrtarëve të BE-së të cituar nga Euronews, Komisioni Evropian pritet ta prezantojë paketën e reformave të martën. Aktualisht, Frontex ndihmon autoritetet kombëtare në kthimin e migrantëve nga vendet e BE-së drejt shteteve të origjinës, si dhe merr pjesë në patrullimin e kufijve të jashtëm dhe vijave bregdetare të bllokut.Me rregullat e reja, agjencia me seli në Varshavë do të mund të mbështesë edhe autoritetet e vendeve jashtë BE-së, përfshirë qeveritë e Afrikës së Veriut, për të kthyer shtetas të Afrikës Qendrore në vendet e tyre të origjinës përpara se ata të tentojnë të mbërrijnë në Evropë. “Sa më shumë njerëz të ktheni përpara se të arrijnë në Evropë, aq më pak do t’ju duhet të ktheni pasi të mbërrijnë”, tha një zyrtar evropian për Euronews.Frontex do të lejohet gjithashtu të marrë pjesë në deportimet nga qendrat e kthimit, të cilat një ligj i miratuar së fundmi u mundëson vendeve të BE-së t’i krijojnë në shtete të treta. Pesë qeveri evropiane janë duke negociuar krijimin e qendrës së parë, e cila pritet të nisë funksionimin në vitin 2027.Në këto qendra do të strehohen migrantë, kërkesat e të cilëve për azil ose e drejta për të qëndruar në BE janë refuzuar. Ata pritet të kthehen përfundimisht në vendet e origjinës, ndërsa përfshirja e Frontex-it mund ta lehtësojë organizimin e transferimeve përfundimtare.Josephine Solanki, studiuese në institutin kërkimor Transnational Institute me seli në Amsterdam, tha se agjencia po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një strukturë deportimi që vepron larg kufijve të drejtpërdrejtë të BE-së, dhe jo vetëm në një institucion q
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.