PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Man utdDy emra në garë për stolin e Man Utd, ndërsa Carrick pret vendimin përfundimtar
2 min čitanja
Man utd

Dy emra në garë për stolin e Man Utd, ndërsa Carrick pret vendimin përfundimtar

Reakcije čitalacaUčitavamo…

E ardhmja e Michael Carrick në krye të Manchester United vazhdon të mbetet e paqartë, ndërsa drejtuesit e klubit anglez ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar lidhur me pozitën e trajnerit.Pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Bournemouthit në “Old Trafford”, drejtuesit e United kanë zhvilluar diskutime të gjata për të ardhmen e trajnerit anglez, por deri më tani nuk kanë arritur një marrëveshje për hapat e ardhshëm.Sipas gazetarit Chris Wheeler të Daily Mail, Carrick është lënë në pritje dhe ende nuk është njoftuar nëse do të shkarkohet nga detyra.Pavarësisht pasigurisë për të ardhmen e tij, trajneri anglez kaloi rreth tri orë të hënën në qendrën stërvitore “Carrington”, ku ndoqi ndeshjen e ekipit U21 të Manchester United kundër Hull Cityt. Skuadra e parë e United pritet t'u rikthehet stërvitjeve të martën, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që Carrick të vazhdojë ta drejtojë ekipin, të paktën përkohësisht.Ndërkohë, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë alternativat e mundshme për stolin, me Eddie Howe dhe Julian Nagelsmann që përmenden si dy kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar anglezin.Megjithatë, hierarkia e Manchester United ende nuk ka përcaktuar kandidatin e preferuar, duke e lënë të hapur çështjen e trajnerit.Orët dhe ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Carrick, i cili vazhdon të jetë nën presion të madh pas rezultateve zhgënjyese të skuadrës. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

E ardhmja e Michael Carrick në krye të Manchester United vazhdon të mbetet e paqartë, ndërsa drejtuesit e klubit anglez ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar lidhur me pozitën e trajnerit.Pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Bournemouthit në “Old Trafford”, drejtuesit e United kanë zhvilluar diskutime të gjata për të ardhmen e trajnerit anglez, por deri më tani nuk kanë arritur një marrëveshje për hapat e ardhshëm.Sipas gazetarit Chris Wheeler të Daily Mail, Carrick është lënë në pritje dhe ende nuk është njoftuar nëse do të shkarkohet nga detyra.Pavarësisht pasigurisë për të ardhmen e tij, trajneri anglez kaloi rreth tri orë të hënën në qendrën stërvitore “Carrington”, ku ndoqi ndeshjen e ekipit U21 të Manchester United kundër Hull Cityt. Skuadra e parë e United pritet t'u rikthehet stërvitjeve të martën, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që Carrick të vazhdojë ta drejtojë ekipin, të paktën përkohësisht.Ndërkohë, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë alternativat e mundshme për stolin, me Eddie Howe dhe Julian Nagelsmann që përmenden si dy kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar anglezin.Megjithatë, hierarkia e Manchester United ende nuk ka përcaktuar kandidatin e preferuar, duke e lënë të hapur çështjen e trajnerit.Orët dhe ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Carrick, i cili vazhdon të jetë nën presion të madh pas rezultateve zhgënjyese të skuadrës. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…