PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dafina zeqiri"E papranueshme", Dafina Zeqiri zbulon mesazhet që ka marrë nga gratë pas rastit të Arlindës
2 min čitanja
Dafina zeqiri

"E papranueshme", Dafina Zeqiri zbulon mesazhet që ka marrë nga gratë pas rastit të Arlindës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar sërish pas rastit tragjik të Arlinda Sylaj - Zekajt, duke ndarë shqetësimin për përvojat e grave që pretendojnë se kanë kërkuar ndihmë nga institucionet për shkak të dhunës, por nuk kanë gjetur mbështetjen e duhur.Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka treguar se reagimi i saj për Arlindën ka nxitur shumë gra t’i shkruajnë privatisht dhe t’i tregojnë për rastet e tyre. Sipas saj, disa prej tyre i kanë dërguar edhe dokumente që lidhen me denoncimet e bëra në Policinë e Kosovës. Foto: Screenshot/InstagramDafina ka bërë të ditur se këto gra kanë raportuar se janë paraqitur disa herë në polici për të kërkuar ndihmë për dhunë fizike dhe abuzim nga partnerët, por, sipas mesazheve që ajo ka pranuar, nuk kanë marrë mbështetjen që kanë pritur.Këngëtarja e ka cilësuar këtë situatë si të papranueshme, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse t’i trajtojnë me seriozitet denoncimet dhe të kuptojnë peshën e përgjegjësisë që kanë kur bëhet fjalë për sigurinë dhe jetën e qytetarëve.Në reagimin e saj, ajo ka kundërshtuar edhe tendencën për ta konsideruar dhunën në familje si një çështje që duhet të mbetet brenda mureve të shtëpisë. Dafina Zeqiri: Sa gra duhet të vdesin derisa thirrjet e tyre për ndihmë të merren seriozisht? Sipas Dafinës, rastet e tilla nuk mund të justifikohen si probleme private, pasi bëhet fjalë për dhunë dhe vepra që kërkojnë trajtim serioz.Përveç kërkesës për reagim institucional, artistja ka vënë në pah edhe rëndësinë e edukimit të djemve që në fëmijëri, duke theksuar se respekti ndaj grave duhet të mësohet dhe të kultivohet që në familje.Si nënë e një djali dhe në pritje të një fëmije tjetër, Dafina e ka cilësuar këtë si një përgjegjësi të rëndësishme, duke bërë thirrje që fëmijët të rriten me vlera që promovojnë respektin, dashurinë dhe dinjitetin. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar sërish pas rastit tragjik të Arlinda Sylaj - Zekajt, duke ndarë shqetësimin për përvojat e grave që pretendojnë se kanë kërkuar ndihmë nga institucionet për shkak të dhunës, por nuk kanë gjetur mbështetjen e duhur.Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka treguar se reagimi i saj për Arlindën ka nxitur shumë gra t’i shkruajnë privatisht dhe t’i tregojnë për rastet e tyre. Sipas saj, disa prej tyre i kanë dërguar edhe dokumente që lidhen me denoncimet e bëra në Policinë e Kosovës. Foto: Screenshot/InstagramDafina ka bërë të ditur se këto gra kanë raportuar se janë paraqitur disa herë në polici për të kërkuar ndihmë për dhunë fizike dhe abuzim nga partnerët, por, sipas mesazheve që ajo ka pranuar, nuk kanë marrë mbështetjen që kanë pritur.Këngëtarja e ka cilësuar këtë situatë si të papranueshme, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse t’i trajtojnë me seriozitet denoncimet dhe të kuptojnë peshën e përgjegjësisë që kanë kur bëhet fjalë për sigurinë dhe jetën e qytetarëve.Në reagimin e saj, ajo ka kundërshtuar edhe tendencën për ta konsideruar dhunën në familje si një çështje që duhet të mbetet brenda mureve të shtëpisë. Dafina Zeqiri: Sa gra duhet të vdesin derisa thirrjet e tyre për ndihmë të merren seriozisht? Sipas Dafinës, rastet e tilla nuk mund të justifikohen si probleme private, pasi bëhet fjalë për dhunë dhe vepra që kërkojnë trajtim serioz.Përveç kërkesës për reagim institucional, artistja ka vënë në pah edhe rëndësinë e edukimit të djemve që në fëmijëri, duke theksuar se respekti ndaj grave duhet të mësohet dhe të kultivohet që në familje.Si nënë e një djali dhe në pritje të një fëmije tjetër, Dafina e ka cilësuar këtë si një përgjegjësi të rëndësishme, duke bërë thirrje që fëmijët të rriten me vlera që promovojnë respektin, dashurinë dhe dinjitetin. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…