PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Viktor orbanTrump kërkon të mbështesë Orbánin për sekretar të përgjithshëm të OKB-së
2 min čitanja
Viktor orban

Trump kërkon të mbështesë Orbánin për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Zyrtarë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump po shqyrtojnë mundësinë e kandidimit të ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán për postin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, me mbështetjen e mundshme të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, raportoi The Wall Street Journal. Megjithatë, deri më tani nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar dhe kandidatura e tij mbetet e pasigurt.Sipas gazetës, burime në të tri vendet kanë konfirmuar se administrata Trump po mbështet idenë që Orbán të jetë kandidat i përbashkët i Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit. Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit pranoi se propozimi mund të tingëllojë i pazakontë në shikim të parë, por tha se bisedimet me Uashingtonin sugjerojnë se edhe Rusia dhe Kina mund ta mbështesin atë.“Nëse Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina duan të njëjtën gjë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, zakonisht arrijnë ta realizojnë”, u thanë gazetës zyrtarë amerikanë dhe të një vendi tjetër.Orbán humbi pushtetin në zgjedhjet parlamentare të Hungarisë në prill, kur partia Tisza e Péter Magyarit fitoi ndaj tij, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së tij me shumicë absolute, transmeton Telegrafi.Politikat e tij të së djathtës së ashpër, kundërshtimi i emigracionit dhe qëndrimi euroskeptik, së bashku me kritikat për dobësimin e shtetit ligjor në Hungari, kishin tensionuar marrëdhëniet me aleatët perëndimorë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Megjithatë, Orbán ruajti lidhje të afërta me Trumpin, presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping.Pas humbjes së pushtetit, autoritetet hungareze kanë nisur hetime për mashtrim dhe korrupsion ndaj disa ish-zyrtarëve të qeverisë së tij. Dy ish-ministra dhe ish-guvernatori i Bankës Kombëtare të Hungarisë janë arrestuar, ndërsa autoritetet mund të shqyrtojnë edhe përfshirjen e mundshme të Orbánit në këto çështje.Shtëpia e Bardhë dhe Pekini nuk e kanë konfirmuar raportimin. Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksa

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Zyrtarë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump po shqyrtojnë mundësinë e kandidimit të ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán për postin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, me mbështetjen e mundshme të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, raportoi The Wall Street Journal. Megjithatë, deri më tani nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar dhe kandidatura e tij mbetet e pasigurt.Sipas gazetës, burime në të tri vendet kanë konfirmuar se administrata Trump po mbështet idenë që Orbán të jetë kandidat i përbashkët i Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit. Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit pranoi se propozimi mund të tingëllojë i pazakontë në shikim të parë, por tha se bisedimet me Uashingtonin sugjerojnë se edhe Rusia dhe Kina mund ta mbështesin atë.“Nëse Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina duan të njëjtën gjë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, zakonisht arrijnë ta realizojnë”, u thanë gazetës zyrtarë amerikanë dhe të një vendi tjetër.Orbán humbi pushtetin në zgjedhjet parlamentare të Hungarisë në prill, kur partia Tisza e Péter Magyarit fitoi ndaj tij, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së tij me shumicë absolute, transmeton Telegrafi.Politikat e tij të së djathtës së ashpër, kundërshtimi i emigracionit dhe qëndrimi euroskeptik, së bashku me kritikat për dobësimin e shtetit ligjor në Hungari, kishin tensionuar marrëdhëniet me aleatët perëndimorë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Megjithatë, Orbán ruajti lidhje të afërta me Trumpin, presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping.Pas humbjes së pushtetit, autoritetet hungareze kanë nisur hetime për mashtrim dhe korrupsion ndaj disa ish-zyrtarëve të qeverisë së tij. Dy ish-ministra dhe ish-guvernatori i Bankës Kombëtare të Hungarisë janë arrestuar, ndërsa autoritetet mund të shqyrtojnë edhe përfshirjen e mundshme të Orbánit në këto çështje.Shtëpia e Bardhë dhe Pekini nuk e kanë konfirmuar raportimin. Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksa

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…