Daut haradinaj"Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, kush e përmend pa fakte do të përballet me pasoja ligjore"
2 min čitanja
Daut haradinaj
"Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, kush e përmend pa fakte do të përballet me pasoja ligjore"
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale, shkarkime dhe ndëshkime për personat që mund të kenë dështuar në parandalimin e kësaj tragjedie.Përmes një reagimi publik, Haradinaj ka kritikuar diskutimet politike dhe parlamentare pas vrasjes, duke theksuar se rasti kërkon veprime konkrete dhe jo, siç është shprehur ai, moralizime politike.“Ngjarja e rëndë e mbrëmshme në Pejë, ku iu mor mizorisht jeta një nëne, Arlinda Zekajt, sot më së paku ka nevojë për moral politik e parlamentar. Ka nevojë për llogaridhënie të drejtpërdrejtë, shkarkime dhe ndëshkime”, ka deklaruar Haradinaj.Ai është ndalur edhe te pretendimet se i dyshuari për vrasjen mund të ketë pasur mbështetje nga persona me ndikim, duke paralajmëruar se mosveprimi përballë kërcënimeve mund të sjellë përgjegjësi të rëndë.“Kushdo që e lidh dorasin me njerëz të fuqishëm, duke u thirrur në presupozime se gjoja ka pasur krahë të fortë dhe se askush nuk ka mundur t’i bëjë asgjë, duhet ta kuptojë se heshtja, tolerimi dhe mosveprimi përballë rasteve të tilla mund t'ju bëjnë bashkëfajtorë në një krim që mund të ishte parandaluar”, ka theksuar ai.Haradinaj ka ngritur gjithashtu pyetje lidhur me veprimet e avokates që kishte përfaqësuar viktimën, Adelina Hoxha, pas deklarimeve për kërcënime të mundshme dhe përdorimin e emrit të familjes Haradinaj.“Pse nuk u ngritën këto shqetësime dhe nuk u kërkua reagim institucional para se të ndodhte kjo tragjedi? Nëse ka pasur pretendime se dorasi gëzonte mbrojtje apo ndikim për shkak të lidhjeve me familjen Haradinaj, këto pretendime duhej të trajtoheshin me përgjegjësi dhe përmes rrugëve institucionale”, ka deklaruar ai.Ish-deputeti ka kërkuar që edhe Oda e Avokatëve të Kosovës të reagojë dhe të sqarojë çështjet që lidhen me përgjegjësinë profesionale në këtë rast.Duke iu referuar pretendimeve për lidhje të të dyshuarit me familjen Haradinaj, ai ka theksuar se asnjë fotografi apo njohj
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.