Ass. dr. eliza kastratiKanceri i gjirit: Kur nevojitet ndërhyrja e kirurgut torakal dhe sa komplekse mund të jetë ajo?
2 min čitanja
Ass. dr. eliza kastrati
Kanceri i gjirit: Kur nevojitet ndërhyrja e kirurgut torakal dhe sa komplekse mund të jetë ajo?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Mbi sfidat e rasteve komplekse, metastazat pulmonare, mundësitë bashkëkohore të rindërtimit të murit të kraharorit dhe rëndësinë e vendimmarrjes multidisiplinareAss. Dr. Eliza Kastrati, dr. sc. Kirurge torakaleKirurgjia është një nga shtyllat kryesore të trajtimit të kancerit të gjirit, ndërsa qasja kirurgjikale përcaktohet nga karakteristikat e tumorit, shkalla e përhapjes së sëmundjes dhe gjendja e përgjithshme e pacientes. Trajtimi bëhet veçanërisht kompleks kur tumori përfshin murin e kraharorit, kur sëmundja rikthehet pas trajtimit ose kur zbulohen metastaza në mushkëri.Në këto situata lindin një sërë pyetjesh: cilat simptoma mund të tregojnë përhapjen e sëmundjes, kur është e mundur ndërhyrja kirurgjikale, çfarë mundësish ofrojnë teknikat bashkëkohore dhe si zhvillohet rehabilitimi pas operacioneve komplekse? Po aq e rëndësishme është të kuptohet se jo çdo rast i përhapjes së kancerit kërkon ndërhyrje kirurgjikale dhe se vendimmarrja varet nga shumë faktorë, përfshirë gjendjen e pacientes, përhapjen e sëmundjes dhe përfitimet e pritshme nga trajtimi.Përfshirja e strukturave të kraharorit, mundësitë e trajtimit kirurgjikal dhe sfidat e rehabilitimit janë ndër çështjet që kërkojnë vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe një qasje të individualizuar për secilën paciente.Ndërhyrjet kryesore kirurgjikale në trajtimin e kancerit të gjiritNë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) trajtimi kirurgjik i sëmundjeve të gjirit, përfshirë patologjitë beninje dhe malinje, realizohet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, nga kirurgët torakal. Trajtimi kirurgjik i kancerit të gjirit përfshin disa modalitete, ndër të cilat më të shpeshtat janë kirurgjia konservative e gjirit, mastektomia, dhe ndërhyrjet kirurgjike në nyjet limfatike aksilare. Përzgjedhja e procedurës kirurgjike përcaktohet nga një sërë faktorësh klinikë dhe onkologjikë, përfshirë madhësinë dhe lokalizimin e tumorit, raportin ndërmjet madhësisë së tumorit dhe vëllimit të gjirit, multifokalitetit ose multicentri
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.