Nuk është e thënë që një institucion të mos e pranojë një kërkesë për të dështuar në mbrojtjen e qytetarit. Ndonjëherë kërkesa pranohet, regjistrohet, përcillet dhe trajtohet sipas procedurave. Por, në fund, njeriu që ka kërkuar ndihmë mund të mbetet po aq i pambrojtur.Kjo është ndoshta një nga çështjet më të rënda që na lë vrasja e fundit në Pejë. Sepse, përtej kronologjisë së ngjarjes, deklaratave institucionale dhe përgjegjësisë penale që duhen të përcaktohen nga drejtësia, mbetet një fakt që nuk mund të anashkalohet: një grua kishte paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik. Tre ditë më vonë, ajo u vra. Nuk e dimë ende nëse të gjitha institucionet përgjegjëse kanë vepruar në përputhje me detyrimet e tyre. Kjo duhet të sqarohet përmes një hetimi të plotë. Por, ky rast na detyron të flasim për diçka që shkon shumë më larg se një vrasje, një qytet apo një institucion. Për mënyrën se si shoqëria jonë e kupton dhunën. Për raportin që kemi me pushtetin dhe autoritetin. Dhe, mbi të gjitha, për ndikimin që mentaliteti patriarkal mund të vazhdojë të ketë edhe brenda institucioneve që duhet të garantojnë mbrojtje të barabartë për të gjithë. Patriarkalitetin shpesh e përfytyrojmë si një burrë që vendosë për gruan, si një familje ku fjala e fundit i takon mashkullit apo si një mendësi që i përket së kaluarës. Por, ai është shumë më kompleks. Ai mund të jetë edhe te mënyra se si relativizohet kërcënimi; si arsyetohet kontrolli; si këshillohet gruaja të durojë për hir të familjes dhe si një konflikt i dhunshëm vazhdon të konsiderohet çështje private. Më shqetësues është fakti se këto bindje nuk mbeten domosdoshmërisht brenda familjes. Ato mund të ndikojnë edhe në mënyrën se si një zyrtar e interpreton një denoncim, si vlerësohet rreziku dhe sa urgjente konsiderohet kërkesa për mbrojtje. Sepse, institucionet nuk janë të shkëputura nga shoqëria. Njerëzit që punojnë në to janë pjesë e të njëjtit mjedis kulturor - me gjithë përparimin - por, edhe me paragjykimet që ai vazhdon t
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.