PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Donika gervalla“Fatkeqësisht, nuk iu drejtua Qeverisë” – Gërvalla për Arlindën: Ndoshta do të kishte pasur angazhim
2 min čitanja
Donika gervalla

“Fatkeqësisht, nuk iu drejtua Qeverisë” – Gërvalla për Arlindën: Ndoshta do të kishte pasur angazhim

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe shkarkimin e personave përgjegjës për dështimet e mundshme në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Pejë, duke theksuar se ajo kishte kërkuar mbrojtje nga sistemi i drejtësisë, por nuk e kishte marrë atë.Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për të diskutuar vrasjen e Zekajt dhe përgjegjësinë e institucioneve, Gërvalla deklaroi se duhet të ketë shkarkime, por sqaroi se Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca kushtetuese për të shkarkuar prokurorë apo gjyqtarë.Ajo tha se viktima i ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë për mbrojtje, ndërsa shprehu keqardhje që nuk kishte kërkuar ndihmë edhe nga Qeveria.“Arlinda i është drejtuar drejtësisë dhe nuk e ka marrë mbrojtjen e kërkuar. Fatkeqësisht, nuk i është drejtuar Qeverisë. Ndoshta, po t’i ishte drejtuar Qeverisë, do të kishte pasur angazhim, duke respektuar rendin kushtetues të vendit tonë”, deklaroi Gërvalla.Ministrja theksoi se, pavarësisht nevojës për masa ndaj zyrtarëve që mund të kenë dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre, përgjegjësia për shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve u takon institucioneve kompetente të sistemit të drejtësisë.“Po, duhet të ketë edhe shkarkime, por në republikën tonë parlamentare nuk është ministri i Drejtësisë ai që shkarkon as prokurorë dhe as gjyqtarë. Nuk mund të shkarkoj asnjë prokuror që e ka lënë në baltë Arlindën, pasi Kushtetuta nuk ma jep këtë kompetencë”, u shpreh ajo.Seanca e jashtëzakonshme parlamentare është thirrur për të diskutuar funksionimin e mekanizmave të mbrojtjes, përgjegjësinë e institucioneve dhe masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e rasteve të ngjashme. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe shkarkimin e personave përgjegjës për dështimet e mundshme në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Pejë, duke theksuar se ajo kishte kërkuar mbrojtje nga sistemi i drejtësisë, por nuk e kishte marrë atë.Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për të diskutuar vrasjen e Zekajt dhe përgjegjësinë e institucioneve, Gërvalla deklaroi se duhet të ketë shkarkime, por sqaroi se Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca kushtetuese për të shkarkuar prokurorë apo gjyqtarë.Ajo tha se viktima i ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë për mbrojtje, ndërsa shprehu keqardhje që nuk kishte kërkuar ndihmë edhe nga Qeveria.“Arlinda i është drejtuar drejtësisë dhe nuk e ka marrë mbrojtjen e kërkuar. Fatkeqësisht, nuk i është drejtuar Qeverisë. Ndoshta, po t’i ishte drejtuar Qeverisë, do të kishte pasur angazhim, duke respektuar rendin kushtetues të vendit tonë”, deklaroi Gërvalla.Ministrja theksoi se, pavarësisht nevojës për masa ndaj zyrtarëve që mund të kenë dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre, përgjegjësia për shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve u takon institucioneve kompetente të sistemit të drejtësisë.“Po, duhet të ketë edhe shkarkime, por në republikën tonë parlamentare nuk është ministri i Drejtësisë ai që shkarkon as prokurorë dhe as gjyqtarë. Nuk mund të shkarkoj asnjë prokuror që e ka lënë në baltë Arlindën, pasi Kushtetuta nuk ma jep këtë kompetencë”, u shpreh ajo.Seanca e jashtëzakonshme parlamentare është thirrur për të diskutuar funksionimin e mekanizmave të mbrojtjes, përgjegjësinë e institucioneve dhe masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e rasteve të ngjashme. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…