IpkRastet e raportuara nga Arlinda Zekaj, IPK nis veprimet hetimore dhe verifikuese
1 min čitanja
Ipk
Rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj, IPK nis veprimet hetimore dhe verifikuese
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në kuadër të mandatit dhe kompetencave ligjore, ka filluar sot ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën e trajtimit nga Policia e Kosovës të të gjitha rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmë në Vitomiricë të Pejës.Në një njoftim për media thuhet se këto veprime ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit dhe kanë për qëllim verifikimin e plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj.Në kuadër të këtij procesi, IPK thotë se do të shqyrtojë mënyrën e pranimit, evidentimit, vlerësimit dhe trajtimit të secilit raportim, si dhe veprimet e ndërmarra apo eventualisht të mos ndërmarra nga zyrtarët policorë përgjegjës, raporton KosovaPress.Qëllimi i këtyre veprimeve është vlerësimi i ligjshmërisë dhe përputhshmërisë së veprimeve policore me procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe identifikimi i përgjegjësive eventuale individuale dhe institucionale, nëse konstatohen shkelje apo lëshime gjatë trajtimit të rasteve të raportuara.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.