Peja lokaleQytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
1 min čitanja
Peja lokale
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në Sheshin e Qytetit në Pejë, ku kanë ndezur qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës.Aktiviteti është organizuar nga organizata “Syri i Vizionit”, në bashkëpunim me organizata të tjera të shoqërisë civile, në shenjë dhimbjeje dhe solidariteti me viktimën dhe familjen e saj.Përmes këtij organizimi, pjesëmarrësit kanë kërkuar drejtësi për Arlindën, përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së grave.“Asnjë grua më pak! Drejtësi për Arlindën! Siguri dhe mbrojtje për çdo grua!”, ishte mesazhi i organizatorëve.Pranë fotografisë së Arlindës dhe qirinjve të ndezur ishte vendosur edhe mbishkrimi “DERI KUR?!”, përmes të cilit u përcoll thirrja për më shumë përgjegjësi institucionale dhe veprime konkrete kundër dhunës ndaj grave.Pjesëmarrësit përmes këtij aktiviteti kanë shprehur solidaritet me familjen e Arlindës, duke rikthyer në vëmendje kërkesën për drejtësi dhe mbrojtje për çdo grua. /RTK/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.