PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albin kurtiKurti kërkon hetim të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt, propozon dy masa konkrete
2 min čitanja
Albin kurti

Kurti kërkon hetim të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt, propozon dy masa konkrete

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se viktima kishte paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj vetëm tri ditë para se të vritej.Duke folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, Kurti ka deklaruar se Arlinda Zekaj nuk e mori mbrojtjen e nevojshme për ta shpëtuar jetën.“Një bashkëqytetare e jona kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë. Arlinda Zekaj u vra dje. Vrasja mizore e Arlinda Zekajt është tronditëse për të gjithë ne”, ka deklaruar Kurti.Kryeministri ka bërë të ditur se tri ditë para vrasjes, Zekaj i ishte drejtuar Prokurorisë, duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj. Sipas tij, këto rrethana kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit, ndërkohë që i dyshuari për vrasjen vazhdon të jetë në arrati.Kurti ka kërkuar që Prokuroria dhe institucionet përgjegjëse të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e viktimës dhe pse paralajmërimi për rrezikun ndaj jetës së saj nuk është pasuar me masa konkrete mbrojtëse.“Çdo shkelje duhet të zbardhet”, ka theksuar ai.Në fjalën e tij para deputetëve, Kurti ka propozuar edhe dy ndërhyrje konkrete për të parandaluar raste të ngjashme dhe për të identifikuar përgjegjësitë institucionale.Propozimi i parë parasheh që Ministria e Punëve të Brendshme, përmes strukturave kompetente të Policisë së Kosovës, të organizojë brenda 72 orëve rishikimin urgjent të rasteve aktive me rrezik të lartë.Për secilin rast, sipas Kurtit, duhet të dokumentohen masat e sigurisë, zyrtari përgjegjës për përcjelljen e tyre, si dhe bashkërendimi me institucionet përkatëse në nivel qendror dhe lokal.Ndërhyrja e dytë ka të bëjë me Ministrinë e Drejtësisë, së cilës Kurti i ka kërkuar të përgatisë një raport të detajuar për rastin e Arlinda Zekajt, me qëllim që të zbardhet reagimi ose mosreagimi i zinxhirit institucional.Përmes këtyre masave, kryeministri ka kërkuar që të shqyrtohen veprimet e institucioneve përgjegjëse dh

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se viktima kishte paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj vetëm tri ditë para se të vritej.Duke folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, Kurti ka deklaruar se Arlinda Zekaj nuk e mori mbrojtjen e nevojshme për ta shpëtuar jetën.“Një bashkëqytetare e jona kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë. Arlinda Zekaj u vra dje. Vrasja mizore e Arlinda Zekajt është tronditëse për të gjithë ne”, ka deklaruar Kurti.Kryeministri ka bërë të ditur se tri ditë para vrasjes, Zekaj i ishte drejtuar Prokurorisë, duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj. Sipas tij, këto rrethana kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit, ndërkohë që i dyshuari për vrasjen vazhdon të jetë në arrati.Kurti ka kërkuar që Prokuroria dhe institucionet përgjegjëse të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e viktimës dhe pse paralajmërimi për rrezikun ndaj jetës së saj nuk është pasuar me masa konkrete mbrojtëse.“Çdo shkelje duhet të zbardhet”, ka theksuar ai.Në fjalën e tij para deputetëve, Kurti ka propozuar edhe dy ndërhyrje konkrete për të parandaluar raste të ngjashme dhe për të identifikuar përgjegjësitë institucionale.Propozimi i parë parasheh që Ministria e Punëve të Brendshme, përmes strukturave kompetente të Policisë së Kosovës, të organizojë brenda 72 orëve rishikimin urgjent të rasteve aktive me rrezik të lartë.Për secilin rast, sipas Kurtit, duhet të dokumentohen masat e sigurisë, zyrtari përgjegjës për përcjelljen e tyre, si dhe bashkërendimi me institucionet përkatëse në nivel qendror dhe lokal.Ndërhyrja e dytë ka të bëjë me Ministrinë e Drejtësisë, së cilës Kurti i ka kërkuar të përgatisë një raport të detajuar për rastin e Arlinda Zekajt, me qëllim që të zbardhet reagimi ose mosreagimi i zinxhirit institucional.Përmes këtyre masave, kryeministri ka kërkuar që të shqyrtohen veprimet e institucioneve përgjegjëse dh

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…