PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Amy schumerAmy Schumer dhe Chris Fischer zyrtarisht u divorcuan pas tetë vitesh martesë
2 min čitanja
Amy schumer

Amy Schumer dhe Chris Fischer zyrtarisht u divorcuan pas tetë vitesh martesë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komediania amerikane, Amy Schumer dhe kuzhinieri Chris Fischer, kanë përfunduar zyrtarisht procedurat e divorcit, rreth dhjetë muaj pasi njoftuan ndarjen pas tetë vitesh martesë.Sipas raportimeve të Page Six, ish-çifti dorëzoi dokumentet për finalizimin e divorcit në një gjykatë në New York më 24 shtator. Ata kanë arritur gjithashtu një marrëveshje për mbështetjen financiare të djalit të tyre shtatëvjeçar, Gene, por detajet nuk janë bërë publike. Amy dhe ChrisSchumer e kishte bërë të ditur ndarjen më 12 dhjetor të vitit të kaluar, përmes një postimi në Instagram, ku theksoi se, pavarësisht përfundimit të martesës, ata vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin dhe do të kujdesen së bashku për djalin e tyre. Ajo kërkoi gjithashtu respektimin e privatësisë së familjes gjatë kësaj periudhe.Komediania hodhi poshtë edhe spekulimet se humbja e saj në peshë kishte ndikuar në ndarjen e çiftit. Kërkesën për divorc e kishte paraqitur më 6 janar të këtij viti.Amy dhe Chris nisën lidhjen në fund të vitit 2017 dhe u martuan në shkurt të vitit 2018, në Malibu. Një vit më vonë, ata u bënë prindër të djalit Gene.Gjatë martesës, çifti bashkëpunoi edhe në projekte televizive, përfshirë emisionin e gatimit Amy Schumer "Learns to Cook", derisa Fischer kontribuoi edhe në serialin e saj "Life & Beth". /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komediania amerikane, Amy Schumer dhe kuzhinieri Chris Fischer, kanë përfunduar zyrtarisht procedurat e divorcit, rreth dhjetë muaj pasi njoftuan ndarjen pas tetë vitesh martesë.Sipas raportimeve të Page Six, ish-çifti dorëzoi dokumentet për finalizimin e divorcit në një gjykatë në New York më 24 shtator. Ata kanë arritur gjithashtu një marrëveshje për mbështetjen financiare të djalit të tyre shtatëvjeçar, Gene, por detajet nuk janë bërë publike. Amy dhe ChrisSchumer e kishte bërë të ditur ndarjen më 12 dhjetor të vitit të kaluar, përmes një postimi në Instagram, ku theksoi se, pavarësisht përfundimit të martesës, ata vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin dhe do të kujdesen së bashku për djalin e tyre. Ajo kërkoi gjithashtu respektimin e privatësisë së familjes gjatë kësaj periudhe.Komediania hodhi poshtë edhe spekulimet se humbja e saj në peshë kishte ndikuar në ndarjen e çiftit. Kërkesën për divorc e kishte paraqitur më 6 janar të këtij viti.Amy dhe Chris nisën lidhjen në fund të vitit 2017 dhe u martuan në shkurt të vitit 2018, në Malibu. Një vit më vonë, ata u bënë prindër të djalit Gene.Gjatë martesës, çifti bashkëpunoi edhe në projekte televizive, përfshirë emisionin e gatimit Amy Schumer "Learns to Cook", derisa Fischer kontribuoi edhe në serialin e saj "Life & Beth". /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…