PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Eliot bujupi"Ditët më të mira janë ende përpara tij" - Agim Ademi për rikthimin e Eliot Bujupit
1 min čitanja
Eliot bujupi

"Ditët më të mira janë ende përpara tij" - Agim Ademi për rikthimin e Eliot Bujupit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka përshëndetur rikthimin në fushën e blertë të talentit kosovar Eliot Bujupi, pas rreth dhjetë muajsh mungesë për shkak të një lëndimi në gju.Bujupi u rikthye me fanellën e VfB Stuttgart II në ndeshjen kundër Alemannia Aachen, duke shënuar një moment të rëndësishëm pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë rehabilitimi.Përmes një postimi, Ademi ka vlerësuar karakterin, durimin dhe përkushtimin e futbollistit, duke i uruar shëndet dhe suksese të mëtejshme në karrierë. “Lëndimet janë ndër sfidat më të vështira për çdo futbollist, veçanërisht për talentet e reja, por rikthimi i Eliotit dëshmon për karakterin e fortë, durimin, përkushtimin dhe dashurinë e tij për futbollin”, ka shkruar Ademi.Kreu i FFK-së ka theksuar se Federata qëndron pranë futbollistëve të saj si në momentet e suksesit, ashtu edhe në periudhat e vështira.“Jam i bindur se me talentin dhe përkushtimin që ka, ditët më të mira janë ende përpara tij. Mirë se u riktheve, Eliot! Të presim edhe më të fortë”, ka përfunduar Ademi.Bujupi shihet si një nga talentët me të mëdhenj të futbollit kosovar, ndërsa në moshë të re ka debutuar me Kosovën A. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka përshëndetur rikthimin në fushën e blertë të talentit kosovar Eliot Bujupi, pas rreth dhjetë muajsh mungesë për shkak të një lëndimi në gju.Bujupi u rikthye me fanellën e VfB Stuttgart II në ndeshjen kundër Alemannia Aachen, duke shënuar një moment të rëndësishëm pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë rehabilitimi.Përmes një postimi, Ademi ka vlerësuar karakterin, durimin dhe përkushtimin e futbollistit, duke i uruar shëndet dhe suksese të mëtejshme në karrierë. “Lëndimet janë ndër sfidat më të vështira për çdo futbollist, veçanërisht për talentet e reja, por rikthimi i Eliotit dëshmon për karakterin e fortë, durimin, përkushtimin dhe dashurinë e tij për futbollin”, ka shkruar Ademi.Kreu i FFK-së ka theksuar se Federata qëndron pranë futbollistëve të saj si në momentet e suksesit, ashtu edhe në periudhat e vështira.“Jam i bindur se me talentin dhe përkushtimin që ka, ditët më të mira janë ende përpara tij. Mirë se u riktheve, Eliot! Të presim edhe më të fortë”, ka përfunduar Ademi.Bujupi shihet si një nga talentët me të mëdhenj të futbollit kosovar, ndërsa në moshë të re ka debutuar me Kosovën A. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…