PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Aleksandar vuçiqBurri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
2 min čitanja
Aleksandar vuçiq

Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës "Serbia e Bashkuar", votoi në zgjedhjet parlamentare të djeshme në një qendër votimi në Beogradin e Ri.Në rrjetet sociale qarkulloi një video ku shihet një anëtar i komisionit zgjedhor, Predrag Popoviç, duke i dorëzuar atij fletën e votimit me një buzëqeshje; mediat pranë qeverisë në detyrë e cilësuan këtë moment si një provokim.Më pas, Popoviç reagoi në rrjetet sociale duke përshkruar takimin e tij me ish-Presidentin e Serbisë, transmeton Telegrafi. "Kur mbërriti në qendrën e votimit – ndryshe nga njerëzit e zakonshëm – ai as nuk tha 'mirëdita', nuk i dha dorën askujt dhe mezi ecte. Pikërisht atëherë kuptova se ai e dinte se si do të shkonin gjërat. Unë e kisha shpresuar këtë, por ai e dinte se kishte marrë fund", shkroi Popoviç.Të hënën në mëngjes, Komisioni Republikan Zgjedhor publikoi rezultatet bazuar në 8.077 nga gjithsej 8.392 qendra votimi të përpunuara. Sipas këtyre të dhënave, "Lista Studentore" siguroi 52,54 për qind të votave, ndërsa lista "Serbia e Bashkuar" – e përqendruar rreth Partisë Përparimtare Serbe – mori 39,29 për qind. Partia Socialiste e Serbisë (SPS) fitoi 2,18 për qind të votave, "E Djathta Autentike" mori 0,82 për qind, ndërsa "Serbia Evropiane" siguroi 0,28 për qind. /Telegrafi/Kad je došao na biračko mesto, za razliku od normalnih ljudi, nije rekao ni "dobar dan", ni sa kim se nije rukovao, jedva je hodao.Tada sam shvatio da on zna kako će proći. Ja sam se tome nadao, on je znao da je gotov. — predrag popovic (@popovic_predrag) October 26, 2026

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës "Serbia e Bashkuar", votoi në zgjedhjet parlamentare të djeshme në një qendër votimi në Beogradin e Ri.Në rrjetet sociale qarkulloi një video ku shihet një anëtar i komisionit zgjedhor, Predrag Popoviç, duke i dorëzuar atij fletën e votimit me një buzëqeshje; mediat pranë qeverisë në detyrë e cilësuan këtë moment si një provokim.Më pas, Popoviç reagoi në rrjetet sociale duke përshkruar takimin e tij me ish-Presidentin e Serbisë, transmeton Telegrafi. "Kur mbërriti në qendrën e votimit – ndryshe nga njerëzit e zakonshëm – ai as nuk tha 'mirëdita', nuk i dha dorën askujt dhe mezi ecte. Pikërisht atëherë kuptova se ai e dinte se si do të shkonin gjërat. Unë e kisha shpresuar këtë, por ai e dinte se kishte marrë fund", shkroi Popoviç.Të hënën në mëngjes, Komisioni Republikan Zgjedhor publikoi rezultatet bazuar në 8.077 nga gjithsej 8.392 qendra votimi të përpunuara. Sipas këtyre të dhënave, "Lista Studentore" siguroi 52,54 për qind të votave, ndërsa lista "Serbia e Bashkuar" – e përqendruar rreth Partisë Përparimtare Serbe – mori 39,29 për qind. Partia Socialiste e Serbisë (SPS) fitoi 2,18 për qind të votave, "E Djathta Autentike" mori 0,82 për qind, ndërsa "Serbia Evropiane" siguroi 0,28 për qind. /Telegrafi/Kad je došao na biračko mesto, za razliku od normalnih ljudi, nije rekao ni "dobar dan", ni sa kim se nije rukovao, jedva je hodao.Tada sam shvatio da on zna kako će proći. Ja sam se tome nadao, on je znao da je gotov. — predrag popovic (@popovic_predrag) October 26, 2026

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…