Topi i artëPesë fitoret më të ngushta në historinë e 'Topit të Artë'
2 min čitanja
Topi i artë
Pesë fitoret më të ngushta në historinë e 'Topit të Artë'
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Gara për Topin e Artë shpesh vendoset nga detaje të vogla. Gjatë historisë së këtij çmimi prestigjioz, disa fitues kanë triumfuar me diferenca minimale ndaj rivalëve të tyre, madje në disa raste me vetëm një pikë. Gazeta franceze L’Équipe ka rikujtuar pesë nga garat më të ngushta për këtë trofe.Këto gara dëshmojnë se, pavarësisht rëndësisë së trofeve dhe paraqitjeve individuale, fituesi i Topit të Artë mund të përcaktohet nga diferenca tepër të vogla në votim. 1. Matthias Sammer mposht Ronaldon për vetëm një pikë në vitin 1996Diferenca më e vogël mes dy kandidatëve të parë u regjistrua në vitin 1996, kur gjermani Matthias Sammer triumfoi ndaj brazilianit Ronaldo me vetëm një pikë. Sammer, i cili fitoi Kampionatin Evropian me Gjermaninë dhe titullin në Bundesligë, grumbulloi 144 pikë, ndërsa Ronaldo, atëkohë pjesë e Barcelonës, mori 143 pikë. Pavarësisht se braziliani u rendit i pari në më shumë votime, çmimi përfundoi në duart e gjermanit. 2. Lionel Messi mposht Virgil van Dijkun në vitin 2019Në vitin 2019, Lionel Messi fitoi Topin e Artë pas një gare të jashtëzakonshme me mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk. Argjentinasi, kampion dhe golashënuesi më i mirë i La Ligës me Barcelonën, grumbulloi 686 pikë, ndërsa holandezi përfundoi me 679. Diferenca prej vetëm shtatë pikësh e bëri këtë njërën nga garat më të ngushta në historinë e çmimit. 3. Bobby Charlton fiton ndaj Eusébios me një pikë në vitin 1966Në vitin 1966, legjenda angleze Bobby Charlton triumfoi ndaj portugezit Eusébio me rezultatin 81 me 80 pikë. Charlton, i cili fitoi Kupën e Botës me Anglinë, e siguroi çmimin me një diferencë minimale. Eusébio, ndërkohë, kishte përfunduar i treti me Portugalinë në Botëror dhe ishte golashënuesi më i mirë i turneut me nëntë gola. 4. Franz Beckenbauer triumfon në një garë të ngushtë në vitin 1972Në vitin 1972, gara për Topin e Artë u dominua nga futbollistët e Gjermanisë Perëndimore, e cila atë vit fitoi Kampionatin Evropian. Franz Beckenbauer e fitoi çmimin me 81 pik
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.