PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Pirja e duhanitBelgjika shtyn ndalimin e pirjes së duhanit në tarracat e lokaleve
2 min čitanja
Pirja e duhanit

Belgjika shtyn ndalimin e pirjes së duhanit në tarracat e lokaleve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Qytetarët në Belgjikë do të mund të pinë duhan në tarracat e restoranteve dhe kafeneve edhe për një periudhë më të gjatë, pasi qeveria ka njoftuar shtyrjen e ndalimit që ishte planifikuar të hynte në fuqi më 1 janar 2027.Ndalimi ishte pjesë e masave të shëndetit publik të udhëhequra nga ministri socialdemokrat i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke. Megjithatë, Këshilli i Shtetit, gjykata më e lartë administrative e Belgjikës, ka kërkuar ndryshime në disa prej masave të propozuara, transmeton Telegrafi.“Na është kërkuar të përshtatim disa masa dhe jemi duke punuar për këtë”, thuhet në një deklaratë të kabinetit të Vandenbroucke, të publikuar nga transmetuesi belg VRT.Sipas qeverisë, shtyrja do t’u japë lokaleve më shumë kohë për t’u përshtatur me rregullat e reja. Propozimi fillestar kishte shkaktuar reagime kundërshtuese nga sektori i hotelerisë dhe gastronomisë, i cili shprehu shqetësime për ndikimin e ndalimit në funksionimin e lokaleve.Edhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë ose po zbatojnë masa të ngjashme. Franca ka vendosur ndalime të pirjes së duhanit në plazhe, kopshte dhe pranë shkollave, ndërsa Spanja miratoi në korrik një projektligj që synon zgjerimin e ndalimit edhe në tarracat e lokaleve dhe hapësira të tjera publike. Propozimi spanjoll përfshin gjithashtu kufizime për cigaret elektronike, por është kundërshtuar nga pronarët e restoranteve.Belgjika miratoi vitin e kaluar një sërë masash kundër duhanpirjes, përfshirë kufizime në dhomat e pirjes së duhanit në aeroporte dhe ndalimin e cigareve elektronike me aroma. Qëllimi i deklaruar i vendit është krijimi i një “gjenerate pa duhan” deri në vitin 2040. Ndalimet e pirjes së duhanit në ambiente të jashtme janë gjithashtu ndër masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.Sipas Fondacionit Belg të Kancerit, gati një e katërta e popullsisë së Belgjikës pi duhan, ndërsa 19 për qind e qytetarëve e konsumojnë atë çdo ditë.Ende nuk është bërë e ditur se për sa kohë do të shtyhet

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Qytetarët në Belgjikë do të mund të pinë duhan në tarracat e restoranteve dhe kafeneve edhe për një periudhë më të gjatë, pasi qeveria ka njoftuar shtyrjen e ndalimit që ishte planifikuar të hynte në fuqi më 1 janar 2027.Ndalimi ishte pjesë e masave të shëndetit publik të udhëhequra nga ministri socialdemokrat i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke. Megjithatë, Këshilli i Shtetit, gjykata më e lartë administrative e Belgjikës, ka kërkuar ndryshime në disa prej masave të propozuara, transmeton Telegrafi.“Na është kërkuar të përshtatim disa masa dhe jemi duke punuar për këtë”, thuhet në një deklaratë të kabinetit të Vandenbroucke, të publikuar nga transmetuesi belg VRT.Sipas qeverisë, shtyrja do t’u japë lokaleve më shumë kohë për t’u përshtatur me rregullat e reja. Propozimi fillestar kishte shkaktuar reagime kundërshtuese nga sektori i hotelerisë dhe gastronomisë, i cili shprehu shqetësime për ndikimin e ndalimit në funksionimin e lokaleve.Edhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë ose po zbatojnë masa të ngjashme. Franca ka vendosur ndalime të pirjes së duhanit në plazhe, kopshte dhe pranë shkollave, ndërsa Spanja miratoi në korrik një projektligj që synon zgjerimin e ndalimit edhe në tarracat e lokaleve dhe hapësira të tjera publike. Propozimi spanjoll përfshin gjithashtu kufizime për cigaret elektronike, por është kundërshtuar nga pronarët e restoranteve.Belgjika miratoi vitin e kaluar një sërë masash kundër duhanpirjes, përfshirë kufizime në dhomat e pirjes së duhanit në aeroporte dhe ndalimin e cigareve elektronike me aroma. Qëllimi i deklaruar i vendit është krijimi i një “gjenerate pa duhan” deri në vitin 2040. Ndalimet e pirjes së duhanit në ambiente të jashtme janë gjithashtu ndër masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.Sipas Fondacionit Belg të Kancerit, gati një e katërta e popullsisë së Belgjikës pi duhan, ndërsa 19 për qind e qytetarëve e konsumojnë atë çdo ditë.Ende nuk është bërë e ditur se për sa kohë do të shtyhet

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…